« INSIDE – DOKUMENTAR » 27 prillit, Kufiri që ndante Maqedoninë normale nga një Maqedoni apokaliptike

18:52:48                 2018-04-27

 

 

Kufiri që ndante Maqedoninë normale nga një Maqedoni apokaliptike, pa dyshim që ishte 27 prilli i viti të kaluar (2017). 

Sot mbushen një vjet nga ngjarja më e zymtë për demokracinë e Maqedonisë ku pikërisht në këtë natë, 27 prill të vitit 2017, dikush deshti ta sjell vdekjen edhe në Parlament, për ta veshur Maqedoninë në të zezë, sepse ashtu e deshtën skenaristët e „natës së kristalt“. 

Si një qiell i ngarkuar me re të zeza që priste të shkarkohet në tokë me gjithë tërbimin atmosferik, edhe atë natë të 27 prillit dikush provoi dhunshëm të nxjerr nga binarët jetën tonë institucionale, në këmbim të një filozofie fashizoide që kishte si synim përfundimtar eliminimin e gjithë atyre që angazhoheshin për barazi në këtë shtet. 

Cak i këtij eliminimi pa dyshim që ishte Zoran Zaevi, politikani i guximshëm që demaskoi kodet mafioze të një pushteti në ikje, i gatshëm për kompromise të dhimbshme, por që ishin në favor të stabilizimit të gjendjes politike dhe marrëdhënieve ndëretnike. 

Zaevi po paguante çmimin e një politkani pragmatik i cili po mundohej të tregoj sens mirëkuptimi për kërkesat e shqiptarëve, të cilat nuk shkonin përtej barazisë së plotë me bashkëqytetarët maqedonas. 

Shqiptarët, nga ana e tyre, po insistonin për një trajtim të dinjitetshëm të identitteit të tyre, që simbilizohej përmes gjuhës, e cila duhej të kishte trajtim zyrtar në të gjitha nivelet. 

Ditën e 27 prillit, kur Parlamenti i Maqedonisë duhej të kalonte në fazën e fundit të konstituimit, që si epilog kishte zgjedhjen e kryepralamentarit Talat Xhaferi, lava primitive e turmave maqedonase kishte shpërthyer dhe kishte marrë me vete gjithçka që kishte përpara, madje edhe arsyen dhe logjikn e shëndoshë. 

Ata për pak që nuk ia morën jetën Zijadin Selës dhe fati e deshi që ai të shpëtoijë nga duart vrastare, në të kundërtën pasojat e këtij akti banditesk do të krijonin rrëmijë të paparë në marrëdhënie ndëretnike, kurse imazhi edhe ashtu i rrënuar i Maqedonisë do të merrte tatëpjetën edhe më të madhe.

Kjo kauzë legjitime e shqiptarëve, shumë normale për botën e qytetëruar, kishte shërbyer si alibi për protesta masive të turmave maqedonase, të cilët me javë të tëra kishin bllokuar rrugët dhe sheshet e Shkupit dhe të Maqedonisë, duke këmbëngulur me kokëfortësi kundër barazisë gjuhësore të shqiptarëve. 
Djallëzisht këtë kundërshtim ata e paketonin në një sllogan që atyre bartej nga mitungu në miting, nga sheshi në shesh, që quhej „Platforma e Tiranës“, por që asnjëherë nuk provoi të jetë ashtu siç pretendonin protestuesit provincialë – se ajo gjoja po e suspendoka Maqedoninë unitare dhe po sillka njëfarë albanizimi të këtij shteti, i cili i kishte ngelë vetëm beteja e fundit kundër gjuhës shqipe për ta fituar, sepse me betejat tjera ishte në rregull, sidomos në raport me Greqinë, e cila edhe sot e gjithë ditën nuk po tregon sensn mirëkuptimi për identitetin e kombit maqedonas. 

Ngjarja e 27 prillit tani më është në procesë gjyqësor që duhet të zbardhë të gjitha prapaskenat që sollën ngjarjet e kobshme të 27 prillit, kurse dëshmiarët okularë kanë filluar të shpalosin detaje dhe njerëz që ishin drejtpërdejt të involvuar në linçimin fizik të Ziajdin Selës. 

Një gjyqësi e pavarur e profesionale do të duhej të procesonte këtë rast si një gurë peshoreje që do të përcaktonte rëndesën e mëkatit të të gjithë atyre që atë natë morbide të 27 prillit , na sollën buzë greminës.

Ngjarjet e hidhura nuk bën të harrohen, por ato nuk duhet të na shërbejnë si ushqim për ardhmërinë. Edhe 27 prilli do të mësohet si leksion që ngeli në orën e historisë një ideologji politike, e cila motorët e urrejtjes i kishte aktivizuar për një marshim apokaliptik që si synim kishte rikthimin e skemave të vjetra të urrejtjes ndëretnike e ndërfetare dhe instalimin e shtetit mafioz. 

Kjo ideologji kërkonte Maqedoni të pastër, kurse konkurrentët politikë që kishin mirëkuptim ndaj kërkesave të shqiptarëve, arbitrarisht i shpallte tradhëtarë. Por në fakt, 27 prilli zbuloi se tradhëtarët më të mëdhenjë të maqedonizmit ishin pikërisht ata që atdheun e tyre e shndërruan në plaçkë tenderash e ryshfetesh, kurse popullit i hidhenj nga një kockë e cila herë quhej „Platforma e Tiranës“, herë „Federalizimi i Maqedonisë“. 

Leksioni tjetër që doli nga 27 prilli, ka të bëjë me faktin se urat e komunkimit në mes të etnive e feve të ndryshme nuk mund të rrënohen përfundimisht, sado të fuqishme të jenë orvatjet për përçarje dhe trazura. 

Këto ura komunkimi mbeten të pacenuara sidomos nga shqiptarët, të cilët edhe atë natë të kristalt dikushi deshi t’i fusë në skenarët ballkanikë të turbullirave. 

Gjatë momenteve dramatike kur Ziadin Sela po luftonte me jetën, dikush nga ustallarët e skenareve antishqiptare deshti t’i japë kahje krejt tjetër kësaj ngjarjeje, duke nxjerrë shqiptarët si fajtorët kryesorë të destabilitetit. Por, ky film nuk impresionoi asnjë shqiptar, kurse skenarstët dhe regjizorët mbetën duarboshë. 
 
Emisioni investigativ „INSIDE“ ka zhvilluar emision special enkas për përvjetorin e „27 Prillit” me protagonistët kryesor të kësaj ngjarje. Kreu i LSDM-së, tani më kryeministër i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. 

Kryetarin e kuvendit të republikës së maqedonisë, z.Talat Xhaferi nga BDI. Deputetin Vesel Memedi nga RDK. 

Deputetin Artan Grubi nga BDI, Deputetin Vllatko Gjorcev nga VMRO-DPMNE, madje ekskluzivisht për herë të parë për „INSIDE“ flet edhe mjeku që gjeti në prag të vdekjes liderin e Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela, Ylber Sejfedini, si dhe gazetarët që raportonin nga vendëngjarja, Blerim Ismaili, Xhenis Sulejmani, të cilët për INSIDE tregojnë se në çfarë janë ballafaquar, si e cilësojnë këta persona këtë ditë si dhe shumë rrëfime tjera që deri më tani nuk janë shfaqur në opinion. 

Ndiqeni dokumentarin me të pathënat deri më tani për 27 prillin! (ZHURNAL.MK)

 

 

Top