Infermierës së bukur kosovare nga Zvicra po i mungon uniforma ushtarake

19.02.2018            15:28:19

 

Shqiptarja nga Badeni i Zvicrës, Eleonora pothujase është një brez i dytë normal i gjeneratës me prejardhje migrimi, të ashutuquatjur sekondos. Si ushtare e Swisscoy-it zviceran, ka shërbyer disa muaj në Kosovë. Ja se çfarë domethënie për te ka datëlindja e vendlindjes së saj të dytë.

Sytë e saj shkëlqejnë kur flet për angazhimin e saj në Kosovë. Bile, një herë ishte tërhequr me një litar nga një helikopter ushtarak amerikan. Përditshmëria e saj aktualisht është më pak spektakolare për te. Kohëvë të fundit, infermierja e kualifikuar është menaxhere e stacionit në Kirurgjinë vaskulare në Spitalin kantonal të Badenit në Zvicër. Në moshën 23 vjeçare ajo tashmë ka një kuadër.

Në periudhën që babai i saj Fahredin Berisha erdhi në Zvicër, në vitin 1980, ai është dashur gjithçka të fillojë nga zero. Filloi punën në një fabrikë elementesh betoni, të cilën ia kishte preferuar një mik i veti. Në vendlindjen e tij në Mitrovicë i ka munguar perspektiva dhe puna. Ishte një periudhë kur sipërmarrjet zvicerane kërkonin me të madhe fuqi punëtore nga jashtë. Vetëm pas kësaj periudhe, „Jugosët“ dhe shqiptarët e Kosovës u bënë sinonim armiku.

Por, Eleonora as që ka pasur lidhje nga e gjithë kjo situatë. Asaj nuk i kujtohet ndonjë debat apo diskriminim nga oborri i shkollës. Kurrë nuk ishte ofenduar ndonjëherë për prejardhjen e saj kosovare. „Shumica e pacientëve sot më pyesin nëse jam nga Graubündeni“, pohon kosovarja dhe qeshet. Ajo është rritur në Windisch të Aargaut, ndërsa aktualisht jeton në Baden, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Klientët shqiptarë apo kosovarë janë shumë të lumtur kur kanë mundësinë të flasin në gjuhën shqipe me Eleonorën.

Por, a i rrahë zemra më shumë për Zvicrën, apo për Kosovën? „Unë jam zvicerane me preardhje nga Kosova“, vazhdon më tej Eleonora krenare, duke shtuar: „Më në fund u bëra pjesë e Armatës zvicerane“. Kjo iu mundësua pasi ishte pjesë e angazhimit të saj në Swisscoy-it. Ky është një asociacion i Armatës zvocerane, i cili merr pjesë në Misionin e NATO-s në Kosovë. Pas trajnimit dymujor në Stans NW, ajo u mobilizua në Kosovë për gjashtë muaj me radhë. Si infermiere, u stacionua në një spital ishtarak. „Ndonjëherë më mungon uniforma ushtarake, kur mbrëmjeve të së dielave ndonjëherë i shoh rekrutët në stacionin e trenit“, pohon me nostalgji Eleonora.

Stacionimi në Kosovë për te ka qenë përparësi, pasi ajo e fliste gjuhën vendore. Por, Kosova për te nuk ka qenë vend përkatës. „Do të mobilizohesha edhe në Bosnje“. Në kohën kur Kosova para dhjetë vitesh e shpalli Pavarësinë, Eleonora ka qenë vetëm 13-vjeçe. „Ende më kujtohet se isha disi e pasigurtë. U brengosa se çfarë do të ndodhte tani“. Babai i saj Fahredini e përkujton me kënaqësi të madhe atë ditë. „Ishim të stërlumtur. Duhet imagjinuar se si do të dukej që ekipi futbollistik nga Berna, Young Boys të bëhej kampion i Zvicrës, pas ëndrrave shumëvjeçare“. Por, Fahredini dhe Eleonora janë tifozë të flaktë të FC Baselit.
Pavarësia e Kosovës në jetën e përditshme të Eleonorës nuk luan aq rol të madh. Bile as që e ka ditur se para pak kohësh në rrugët e Kosovës është vrarë një politikan serb. Ndër shoqet e saja numërohen edhe serbet. Konfliktet e Ballkanit për qytetin e Badenit janë vetëm një e kaluar. (Shtegu.com)

Top