Historia e pabesueshme e një qeni dhe qyteti

14:59:52               2018-03-07

 

 

 

Ka histori që i bëjnë njerëzit më të mirë e më të ndjeshëm kur njihen me to. E tillë është dhe historia e Patsy Ann.
Një histori e jashtëzakonshme, një histori dhimbjeje, dashurie e respekti reciprok midis një qyteti të tërë e një qeni, prekëse po aq sa historia e qenit Hachiko në vitin 1924 në Tokio të Japonisë, histori që përloti botën e asaj kohe por dhe më vonë me filmat kushtuar kësaj teme.

Unë nuk kisha dëgjuar gjë për historinë e Patsy Ann, deri sa shkela në bankinën e portit Juneau, kryeqytetit të Alaskës. Një statuje prej bronzi e Patsy Ann i priste të gjithë ata që vinin nga deti dhe i përshendeste për ditë ata që kalonin andej pari.
Kisha lexuar kohë më parë një thënie nga James Thurber që thoshte “Nëse unë kam ndonjë besim në pavdekësinë, kjo është sepse disa qen që unë kam njohur do të shkojnë në parajsë.

Unë kam një qen që quhet Marko dhe nga kjo e di se sa e drejtë ishte ajo që thoshte James Thurber.
Patsy Ann ishte një qen femër e racës Bull Terrier, që kishte lindur në Portland të Oregon, USA më 12 Tetor 1929.
Kishte ardhur në Juneau si një këlysh, dhe po këtu qe braktisur nga i zoti i parë dhe i fundit. Dhe nuk do të largohej më kurrë nga Juneau deri sa të mbyllte jetën e saj më 30 Mars 1942. Patsy Ann i donte dhe e donin të gjithë.

Kishte lindur e shurdhër por në një mënyrë të pashpjegueshme kuptonte që shumë larg ardhjen e anijeve në portin e qytetit.
Në atë kohë nuk kishte mjete komunikimi moderne që të lajmëronin ardhjen e anijeve në port përpara se ato të çfaqeshin vizualisht. Dhe të gjithë e kuptonin nga Patsy Ann që një anije ishte duke ardhur.

Nuk gabonte kurrë në reflekset e saj dhe gjithmonë kërcente në ujrat e akullta të portit e notonte drejt anijes së sapoardhur.
Ishte absolutisht përshëndetësi i parë i të gjitha anijeve të sapoardhura në port.
Shpesh bënte dhe postierin midis anijes dhe tokës duke marrë e çuar gjëra apo dokumente nga njëra anë në tjetrën.
Kur nuk vinin anije, Patsy Ann vizitonte bizneset, hotelet e baret në rajonin e portit dhe përshëndetej e përkëdhelej nga gjithë pronarët e kalimtarët e rastit të cilët edhe ruanin ushqime për te.

Për sjelljen dhe dhuntitë e saj Patsy Ann u bë e famshme dhe ishte ndoshta qeni më i fotografuar i kohës.
Ajo që e bëri vërtetë të famshëm Patsy Ann ishte se në vitin 1934, kryetari i Bashkisë së Juneau, zoti Goldstein në një ceremoni zyrtare, me pjesëmarrjen e zyrtarëve përkatës dhe parisë së qytetit, në mbështetje të një kërkese mbarë popullore të banorëve të qytetit, duke habitur botën me një gjë që s’ishte parë e dëgjuar ndonjëhere, i dha zyrtarisht Patsy Ann, pra njse qeni, titullin „Official Greeter of Juneau, Alaska“; që në shqip përkthehet si “Përshëndetës zyrtar i Juneay, Alaska”.

Dhe akoma dhe sot e kësaj dite këto dokumente ruhen në arkivat e qytetit…
Duhet të themi që titulli i përshëndetësit për atë kohë e më parë, ishte shumë i rëndësishëm sepse prezantonte kulturën dhe edukatën e qytetit në takimin e parë me të porsa ardhurit.

Për këtë normalisht zgjidheshin njerëz me kulturë, pamje e sjellje të dallueshme.
Dhe të mendosh një qytet në Alaskën e largët e në atë kohë të largët, pa media e pa informacion ku sigurisht që ardhja e një anije që binte lajme e mallra nga bota e panjohur, përjetohej si një ngjarje shumë e rëndësishme .
Pavarësisht se ç’thanë bënë e vendosën njerëzit për te, Patsy Ann nuk i mori dot vesh kurrë këto gjëra. Duke ju gëzuar dashurisë së njerëzve, ajo vazhdonte njëlloj ritet e saj të përditshme…

….Në ditën e fundit të marsit të vitit 1942, Patsy Ann u përcoll nga gjithë banorët e Juneau pser nse banessen e fundit.
Nse respekt tse vendit ku jetoi e punoi, arkivoli i saj i vogsel u ul, nse atse pjesse tse portit qse njihet me emrin Gastineau Channel e qse herse mbulohet e herse zbulohet nga baticat e zbaticat e detit.

 

Shkruar nga Avis Gjyshja, MI – SHBA

Top