Gjobitet pasi disku nuk kishte madhësinë e duhur

16:14:15                    2019-05-15

 

 

Nëse vendosni një disk të parkut pak më të vogël mbi pultin e veturës, ju rrezikoni një gjobë në Zvicër. Tani, këshilltari nacional i SVP-së nga Cyrihu, Gregor Rutz dëshiron të thjeshtësojë rregullat e vendosjes së diskut të parkimit, kështu që shoferët në të ardhmen më nuk do të shqetësohen me gjëra të vogla.

Pronari i një qeni kishte vizituar veterinerin, e parkoi veturën dhe e vendosi diskun e parkimit. Kur po kthehej tek vetura, atij i kishin mbetur edhe 20 minuta kohë parkimi. Megjithatë, në fshesën e xhamit ai vërejti një gjobë prej 40 frangash. Arsyeja: Pronari i qenit kishte vënë një disk të parkimit mbi pult, i cili nuk i plotëson standardet. Ai ka qenë 10 centimetra i gjerë dhe 12 centimetra i i lartë. Sipas rregullores së sinjalizimit, diksu duhet të jetë së paku 11 centimetra i gjerë dhe 15 centimetra i lartë. Një centimetër në gjerësi dhe tre në lartësi, personit në fjalë i shkaktuan gjobë dhe bezdi, kishte shkruar “Zürichsee-Zeitung” në gushtin e kaluar, informon Shtegu.com.

Për Gregor Rutz, është e qartë se bëhet fjalë për një “marrëzi byrokratike”, përderisa vozitësit detyrohen të paguajnë gjoba për imtësira. Në seancën e kaluar të veçantë, këshilltari nacional i SVP nga Cyrihu ka paraqitur një mocion për të luftuar për disqe parkimi “miqësorë ndaj qytetarëve”. Më konkretisht, disqet e parkimit në të ardhmen duhet të jenë së paku 10 centimetra të gjerë dhe të lartë. Rutz kërkon që ngjyra të mos jetë domosdoshmërisht e kaltër. Disku i parkimit duhet të përmbajë shënime për orë të tërë dhe gjysmë ore. Nëse Parlamenti zviceran e miraton iniciativën e Gregor Rutz, Këshilli Federal duhet ta përshtasë rregulloren e sinjalizimit.

Ndër të tjera, Rutz ka fituar mbështetjen e këshilltarit nacional të CVP-së nga Schëyz, Alois Gmür. “Është çështje suptile që të vendosen gjoba për disa centimetra. Koha është e lexueshme edhe në një disk parkimi, që është 10 centimetra i gjerë dhe i lartë”, thotë anëtarja e bordit të IG-Freiheit.

Please follow and like us:
183547

*

*

Top