Gjermani: Polici i papunë kosovar, rrezikohet për tu dëbuar

Për grupin punues të azilkërkuesve, Arton Mema është një dhuratë e vërtetë. Kosovari ri është duke dhënë një kontribut të jashtzakonshëm në punën me refugjatët. Ai gjithashtu ka gjetur edhe një vend për trajnimin e mëtejshëm, por në të njëjtën kohë, atij i kërcënohet dëbimi.

 

 

Arton Mema ka studiuar, angazhohet vullnetarisht për të afërmit e tij, është i zellshëm dhe shumë shpejt e gjen fijen e zgjidhjes së problemit. Pra, ai i posedon të gjitha aftësitë që do t`i kishte dashur një shef për punëtorin e vet dhe një shtet për banorin e vet. Përkundër kësaj, jeta e Arton Memës është duke qëndruar në një fundament të dobët. Fati nuk i ka trokitur në derë që nga lindja e tij. Vendlindja e tij ndodhet në Kosovë, një vend i cili pas luftës së përgjakur me Serbinë, u nda dhe që atëherë ka pretenduar statusin e shtetit të pavarur, shkruan „swp.de“, njofton „Shtegu.com“. „Atje nuk ka kurrfarë shpresa“, pohon Arton Mema. Marrëdhëniet politike janë kaotike, përditshmëria është e zhytur në korrupsion, neveri dhe dhunë. Dy herë radhazi, Artoni e kishte kaluar testin për trajnim të policëve. „Por, unë nuk kisha ndonjë farefis në polici, prandaj dikush tjetër u punësua në vendin tim“.

 

 

Vitin e kaluar, kosovari 28-vjeçar së bashku me t`ëmën, kishte ardhur në Gjermani, ndërsa kërkesën për azil e kishin parashtruar në Bad Urach ku u pritën krahëhapur dhe me ngrohtësi të madhe. Ai ende e përkujton pritjen e ngrohtë nga ky vend. Tashmë kohë të gjatë, ai njihet si bashkëpunëtor i zellshëm i grupit punues të azilkërkuesve, për të cilin është duke u angazhuar që nga arritja e tij. „Është jashtzakonisht i vlefshëm për ne“, deklaron Diana Schmid-Grammel, udhëheqësja e këtij grupi. Artoni tashmë flet rrjedhshëm gjuhën gjermane, ndërsa ka absolvuar edhe seminare të shumtë, për ate se si të sillet me refugjatë të traumatizuar, të cilët i shërbejnë si një mbështetje e azilkërkuesve të tjerë tek Artoni. „Po të duhet të dëbohet Artoni, për ne do të jetë një katastrofë e vërtetë“, pohon më tej Diana Schmid-Grammel.

 

 

Grupi punues për azilkërkues tashmë i ka grumbulluar të gjitha përvojat pozitive të Artonit, të cilat ua ka dorëzuar autoriteteve gjegjëse për refugjatë, me shpresë se të riut do t`i mundësohet një perpsektivë e re për jetë në Gjermani. Momentalisht ai është i pajisur me një lejeqëndrim të përkohshëm, i cili do t`i skadojë së shpejti. Ai nuk mund ta paramendoj se çfarë mund të ndodhë më vonë. „Këtu kam njoftuar shumë njerëz të mirë dhe kjo më ndihmon për ta përballuar situatën“, vazhdon Artoni.
Po të kishte një lejeqëndrim të rregullt, ai do të mund të përkujdesej vetvetiu për jetesën. Me gjithë dëshirë, Artoni do t`ia kthejë Gjermanisë mbrojtjen që ia kishte ofruar.
Po të kishte parashtruar kërkesë për azil në Zvicër, gjasat për të qëndruar atje do të kishin qenë më të mira. Zviceranët i njohin azilin 40 për qind të azilkërkuesve, në Gjermani kjo shifër shkon nga zeroja. Nga ana tjetër, një politikan i qytetit, Ruben Stapelbroek mendon se Artoni është njeri shumë me rëndësi në këtë komunë në punën me azilkërkues, ndërsa në Gjermani do të mund të fillonte një jetë të re.

 
Në Bad Urach, Arton Mema është i angazhuar si përkthyes për refugjatë, ndërsa për nëpunësitz e grupit, ai është një shtyllë e fortë dhe krahu i djathtë i tyre.

Top