Gjashtë vite burg shtetasit nga Maqedonia që vrau krushkun në dasëm të Gjermanisë

29 Lexime

17:34:32                  2018-02-20

 

Gjatë një sulmi me thikë në një dasëm, në rrethinën Baden-Württemberg të Gjermanisë, një shtetas 30-vjeçar i Maqedonisë ishte therë me thikë për vdekje. Tridhjetepesëvjeçari i dyshuar fillimisht ishte arratisur, por policia gjermane e kishte arrestuar dhe tashmë atij i është shqiptuar dënimi prej gjashtë vitesh burg nga Gjykata e Tubingenit.

Motivi i vrasjes në lokacionin Riederich, duhet të kërkohet në zënkat shumëvjeçare midis dy familjeve me prejardhje nga Maqedonia. Ndaj të dyshuarit ishte ngritur kallëzim penal për veprën penale „vrasje“.

Paraprakisht, që të dy personat kishin filluar zënkën, me ç`rast i dyshuari papritmas e nxjerrë thikën dhe e godet në bark viktimën, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Viktima ka vdekur në spital pas pak kohe.

Gjykata e ka vlerësuar rastin si vrasje. Gjatë seancës gjyqësore, i akuzuari ka heshtur, por në fjalën e tij të fundit ka pohuar se ka dashur ta mbrojë jetën e vet. Por, gjykatësi nuk ka dashur të marrë parasysh këtë fakt, duke e cilësuar si vrasje, përcjellë mëtutje Shtegu.com. Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm.
Dyshohet se babai i viktimës e ka përballur me dy djemtë e vet 35-vjeçarin, i cili pasi është sulmuar ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur viktimën me vetëdije. (Shtegu.com)