FOTO: Krisma armësh në Tiranë, humbin jetën dy të rinj

Tirana është tmerruar mbrëmjen e sotme nga krismat e armëve.

Rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në lulishten “1 Maji” pranë ish Ekspozitës “Shqipëria e re” në kryeqytet.

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Nga të dhënat paraprake ende të pazyrtarizuara nga Policia, thuhet se kanë humbur jetën një djalë e një vajzë, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit.

Këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, po lëviznin me një automjet “BMW” në momentin kur janë qëlluar.

Thuhet se viktimat janë të moshës rreth 30 vjeç, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spitalin e traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet

© ZHURNAL.mk

Top