“Fortuna 2009”, skuadra e rekordeve për gjeneratat e reja

19:48:11                2018-06-14

 

 

Në afërsi të Shkupit ekziston një skuadër e futbollit “Fortuna 2009”, e cila duket se është e parapaguar për të shënuar rezultate në futbollin e Maqedonisë kur bëhet fjalë për gjeneratat e reja. Kjo skuadër të mërkurën edhe zyrtarisht u shpall kampione për Ligën rajonale të Shkupit dhe Kumanovës. Fortuna 2009 doli kampione me gjeneratën U15 (2003) dhe U14 (2004 e më të vegjël). Të dyja këto gjenerata titullin e kampionit e kishin siguruar shumë më herët para se të mbyllej kampionati.

 

U15 e Fortuna 2009 titullin e kampionit e fitoi me një domimin total me ç` rast nga 24 ndeshje, në 22 prej tyre doli fitues, 1 barazim dhe 1 humbje. Ekipi në fjalë tuboi 67 pikë ose 19 më shumë se nënkampioni dhe me një golaverazh 89:17. Portieri Bajrami doli gardiani më i mirë i këtij sezoni, ndërsa sulmuesi Sali Aliji kampionatin e mbylli me 29 gola të shënuar.

 

Gjenerata U14, pati një dominim edhe më të madh. Ata, në 28 ndeshje shënuan 26 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Me golaverazhin 126:19 dhe me 79 pikë, ose 22 më shumë se skuadra nënkampione. Golashënues më i mirë i kësaj grupmoshe në përgjithësi na doli majtaku Xhezair Abduli me 54 gola të shënuar, që paraqet rekord për këto gara të futbollit të Maqedonisë. Suksesi i gjeneratës U14 mund të llogaritet edhe më I madh pasi gjatë sezonit në fanellën e kësaj skuadre kanë lajtur futbollist të lindur në vitin 2005, 2006 e 2007 dhe të njëjtit janë regjistruar edhe në listën e golashënuesve. Kjo është hera e parë që një skuadër në sezonin e njëjtë garues del kampione me dy gjenerata të ndryshme.

Top