Fluturia rrezikon të dëbohet nga Franca

54 Lexime

20:41:33               2019-04-14

 

Përpos kësaj letre, ju duhet të paraqisni edhe një kopje të urdhrit me të cili kërkohet që ju të largoheni nga territori francez, të shoqëruar nga tre fëmijët dhe bagazhin tuaj. E vendosur në Niort të Francës, familja e Fluturies, një studente 19-vjeçare e Lyceut Kyoto në Poitiers, nga ana e kryebashkiakut të Deux Sevres, mori një urdhër që të paraqitet në stacionin e policisë, shjkruajnë mediat franceze, njofton Shtegu.com. Biletat ajrore për në Tiranë janë rezervuar për të mërkurën, më 17 prill.

Që disa javë, stafi dhe studentët tubohen përpara shkollës. Pasdditen e të premtes, mobilizimi për studenten e shërbimit profesional të klasës së dytë, nuk ishte dobësuar. „Ajo është shumë introverte, por e integruar mirë në klasë“, thotë mësuesja e saj franceze, Chantal Brunneau, informon Shtegu.com. „Më duket e vështirë ta kuptoj se dikush është duke u mbajtur për dy vite në këtë mënyrë dhe përjashtohet kështu“.

Familjes së Fluturies, e cila në Francë kishte ardhur në vitin 2017, iu mohua aplikimi për azil, edhe pse ishte e kërcënuar nga mafia shqiptare. Pas disa ditësh pushime shkollore, Fluturia mund të mos jetë e pranishme në Poitiers, për t`i vazhduar studimet e tij.