FC Kosova Schongau nga Gjermania e kalli atmosferën për Pavarësi

Heinz Eckl i ndanë mirënjohje ekipit. Nga e majta: Sabit Hajdari, Arben Uka, Heinz Eckl dhe Hafir Elshani

 

13:10:13                2018-02-21

 

Para dhjetë vitesh është themeluar FC Kosova Schongau nga Gjermania. Përvjetori ishte një rast i veçantë për ta festuar në sallën „Schlossberg“ në Peiting.
Ata e kënduan himnin e tyre kombëtar me bindje të plotë. Pastaj vazhduan brohoritjet dhe duartrokitjet, mu ashtu siç i takon një manifestimi të madh. Për të gjithë myafirët e mbrëmjes ka qenë vërtetë një festë e madhe, pasi Kosova po festonte përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës e proklamoi Pavarësinë e saj nga territori serb.

 

 

Një pjesë e shteteve antare të Kombeve të Bashkuara e pranuan Republikën e Kosovës si të pavarur. Se ky akt historik ka një domethënie të madhe, dëshmon edhe prania e madhe e shumë personaliteteve. Drejtpërdrejt nga Prishtina për në Peiting ka ardhur zëvendësministri i Brendshëm kosovar, Isa Xhemajlaj. Gjatë javës ai do të vizitojë edhe disa qytete në Gjermani.

Edhe një politikan tjetër i rangut të lartë nga Kosova, në këtë mbrëmje ka ardhur në Peiting. Bëhet fjalë për Afrim Bekteshin, zëvendësministër për të gjithë kosovarët në diasporë. Që të dy politikanët e kanë vlerësuar këtë ditë të Pavarësisë si „ngjarja më e rëndësishme historike për ne shqiptarët“.

 

Edhe kryetari i Komunës Schongau, Falk Sluyterman gjatë fjalimit të tij ka përkujtuar ato çaste të atëhershme, shkruan „Merkur“, përcjellë Shtegu.com. Ai i njoftoi të pranishmit se Gjermania në krye me ministrin e Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier ka qenë ndër të parat që e ka njohur Kosovën si të pavarur. Pasuan duartrokitje frenetike.

 

Kjo ngjarje ka qenë vendimtare që shqiptarët e Schongaus, Altenstadtit dhe Peitingut, të cilët para dhjetë vitesh gjetën vendbanim të ri, të themelojnë shoqatën e tyre. „Me çdo kusht donim të integroheshim në vend“, i përkujton momentet Hafir Elshani. „Dhe për këtë, sporti është mundësia më e mirë“, shton ai. Pas disa bisedave me udhëheqësin sportiv të qarkut, kryetar i federatës së futbollit për Bavari, Heinz Eckl, Hafir Elshani me shokë e themeluan FC Kosova Schongau.
Me siguri është unike që FC Kosova të themelohet në të njëjtën kohë me Pavarësinë e Kosovës. Ky përvjetor ka qenë rast që kryetar i federatës së futbollit për Bavari, Heinz Eckl, t`i ndajë mirënjohje nderi FC Kosovës.

Heinz Eckl gjithashtu i ka përkujtuar dy vitet e para „të vështira“ të integrimit në mënyrën e lojës. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me kryterain e parë, Hafir Elshani, ka qenë i frytshëm. Vitin e kaluar, ekipi FC Kosova është ngjitur në një rang më të lartë në futbollin gjerman. (Shtegu.com)

Top