Fatkeqësi e rëndë në Zvicër, një i vdekur dhe gjashtë të lënduar

35 Lexime

12:25:51                   2019-06-05

 

Gjatë punime të rinovimit së teleferikut në qendrën e skijimit Titlisbahn në Zvicër, është shkaktuar një fatkeqësi e rëndë. Sipas informatave të para, një person e ka humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar.

Gjatë aksidentit, teleferiku është mbyllur për turistët dhe gjithashtu nuk ka pasur kabina në kabllo, kanë deklaruar nga Policia Kantonale e Obwaldenit.

Aksidenti është shkaktuar pasi një kabllo ka rënë mbi një punëtor, duke e lënë të vdekur në vendgjarje, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Dy persona të tjerë të përfshirë në punë kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa një person i tretë plagë serioze. Të tre të plagosurit janë dërguar me helikopter në spital.