Familja shqiptare ka vetëm një dëshirë për këtë vit

8:56:00 PM                  01/07/2019

 

 

 

Për pesë vite me radhë, Elisa dhe Klajdi Xhameta me dy fëmijët e tyre jetojnë si refugjatë në Isselburg. Veronika Stoverink është ndrikulla e tyre.

Disa dëshira tingëllojnë si banale. Por, ato nuk janë të lehta për t’u përmbushur. “Për vitin 2019, ne kemi vetëm një dëshirë”, thotë Elisa Xhameta, duke shikuar me dashuri në bashkëshortin e saj, Klajdi. “Burri im më në fund duhet të gjejë një punë afatgjatë”. Sepse familja e re varet shumë nga kjo. Një punë e përhershme do të përmirësonte statusin e qëndrimit të refugjatëve nga Shqipëria, të cilët deri më tani vetëm janë toleruar përkohësisht në Gjermani.

Aktualisht, babai Klajdi Xhameta dhe dy fëmijët e tij, duhet të rinovojnë lejeqëndrimet në çdo tre muaj, në Borken. Nëna Elisa Xhameta është në një praktikë për rikualifikim si një infermiere për mbikëqyrjen e të moshuarve dhe për këtë arsye ka një lejeqëndrim deri në vitin 2021, pra deri në kohën kur do të përfundojë trajnimi i saj. “Është ngarkesë e madhe për familjen”, thotë Veronika Stoverink. Gjermanja nga ëerther ka qenë mbikëqyrëse e familjes shqiptare për pesë vite dhe kudo që të jetë nevoja i mbështetë ata.

“Për ne Veronika është gjithçka”, thotë Elisa Xhameta që gjermanishten e flet në mënyrë të përkryer, gjuhë të cilën e ka mësuar për një kohë shumë të shkurtër, shkruan “nrz”, përcjell Shtegu.com. Për dy fëmijët e saj, gjermanja është një gjyshe shtesë. Për të dhe burrin e saj, një anëtar i familjes. “Prandaj, ne duam që të mos e ngarkojmë Veronikën jo vetëm me gjëra të tilla si letra ose aplikime të vështira”, thotë gruaja 31-vjeçare shqiptare. Jo pra. Ajo gjithashtu ftohet për ndonjë ditëlindje, ose kur festohen festat e përbashkëta përmes zgarrës.

Veronika Stoverink, për katër refugjatët shqiptarë është një shkëmb në shfletimin burokratik të Gjermanisë, të cilët ajo i këshillon. Gjatë kërkimit të punës, ajo ndihmon kudo që të jetë e mundur. Gjithashtu, fakti se familja Xhameta tani mund të jetojë në banesën e saj, është meritë e saj. Veronika Stoverink ishte gjithashtu një mbështetje e madhe, në një kohë shumë të vështirë, njofton Shtegu.com. Fëmija i dytë i Xhametajve, lindi në Gjermani me sindromën doën. “Ishte një tronditje për mua”, thotë Elisa Xhameta në lot. Ajo kishte pritur që të ketë një fëmijë të shëndetshëm. Veronika Stoverink gjithashtu ndihmoi këtu. Në fund të fundit, duhej të kërkohej ndihma për kujdesin dhe mbështetjen e duhur për vajzën. Aktualisht, ajo ndjehet mirë dhe është mirë e integruar në kopsht. Që për Elisa Xhameta duket të jetë mirë.

Në këtë mënyrë, arsimtarja e biologjisë dhe kimisë, tani mund të përqëndrohent në trajnimin për infermiere dhe me sukses. “Në shkollë, ajo merr nota të larta,” Veronika Stoverink është me të drejtë krenare për rezultatet e Elisës, njofton Shtegu.com. Tani vetëm edhe burri i saj Klajdi, duhet të ketë sukses. 29-vjeçari tashmë ka punuar, por vetëm për një kohë të kufizuar. Në të vërtetë, ai mund të punonte përgjithmonë për një thertore, por duhej ta bënte këtë duke udhëtuar në Holandë. “Autoritetet nuk e lejojnë këtë,” thotë Klajdi Xhameta. Një rrethanë që ai e kupton po aq pak, sa edhe ndrikulla e tij Veronika Stoverink. Por ata nuk do të heqin dorë nga suksesi.

Familja Xhameta dhe Stoverink, ende kanë shumë gjera përpara. Kur toleranca e familjes shqiptare të shndërrohet në një status të njohur në Gjermani, ata do të shkojnë së bashku në pushime. Ku? “Për Shqipëri”, thotë Elisa Xhameta. Sa e vështirë ishte jeta atje. “Vendi ka peisazh të bukur dhe unë do t`ia tregoja me gjithë dëshirë Veronikës”, pohon 31-vjeçarja.

Me projektin “Kumbarë vullnetarë për familje”, shoqata për ndihmë refugjatëve në Isselburg është në kërkim për persona që në mënyrë aktive të mbështesin një familje të refugjatëve, të tilla si Veronika Stoverink. Të interesuarit mund të kontaktojnë Gerd Hagemann 02874/2317.

Please follow and like us:
235555
Top