Edukatorja shqiptare 19-vjeçare në stilin e Mic Sokolit, e gjithë Zvicra po flet për të

Foto: Dominique Rais

 

00:58:30                2019-06-14

 

 

Në Komunën Sins AG, të mërkurën është shkaktuar një aksident tragjik me kamion. Edukatorja shqiptare Kiara T. (19) u godit nga kamioni kur ajo po shpëtonte një fëmijë (2) dhe një tjetër fëmijë tetë muajsh para kamionit me rimorkio.

Përsëri një aksident tragjik në një vendkalim për këmbësorë! Edukatorja shqiptare Kiara T. (19) ka qenë duke shëtitur në këmbë pak para orës 08:30 me dy fëmijë të çerdhes, përgjatë rrugës “Luzernerstrasse” në Sins AG. Në pikën e karburanteve BP papritmas u shkaktua një dramë e vërtetë. Kur Kiara T. me fëmijët po kalonte në vëndkalimin për këmbësorë me një karrocë, ajo u godit nga rimorkioja e kamionit anësh. Pa kurrfarë hezitimi, në sekondën e fundit, ajo iu doli përpara fëmijëve në mënyrë që të parandalojë dhe zbut goditjen e fortë të automjetit, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com.

Mbi timonin e kamionit ka qenë një vozitës holandez (43). Me kamionin e tij, ai po udhëtonte drejt Muri AG, ndërsa shqiptaren me fëmijët i kishte parë shumë vonë në vendkalimin e këmbësorëve.

Vendi i aksidentit është vetëm 150 metra nga çerdhja e fëmijëve “Small Foot”. Vetëm në pranverë Kiara e kishte filluar trajnimin e saj. Në çerdhe po mbizotëron druajtje. “Kolegia jonë ka vepruar në mënyrë shembullore dhe vetëmohuese”, thotë Fabian Haindl, kreu i çerdhes Small Foot AG për “Blick”.
Fakt:është se edukatorja heroinë Kiara T. rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar dy fëmijë të çerdhes që i kishte nën mbikëqyrje. Me këtë rast, ajo pësoi lëndime të shkallës së mesme. Të dy fëmijët ishin me fat dhe pësuan vetëm lëndime të lehta.

Edhe edukatorja është rrugës për t`u përmirësuar. Ajo tashmë ka dal nga spitali në Muri AG, por duke përdorur bastunë. Familja e saj është tek ajo. Tronditja tek Kiara është ende e thellë. “Jam lënduar në kryqe”, deklaron për “Blick” Kiara T., informon Shtegu.com . Për më tepër, ajo ka edhe një plagë të keqe sipër syrit të saj të djathtë. Për aksidentin ende nuk mund të flasë. “Asaj nuk i kujtohen shumë gjera”, thotë vëllai i saj Besim T. (18). Ai është qetësuar që motra e tij tani ndjehet më mirë.

“Tani, unë duhet të eci për gjashtë javë me radhë më bastunë”, thotë edukatorja heroinë dhe vazhdon të ecë e rrethuar nga familja, drejt banesës së saj.
Prokuroria e Muri Bremgarten ka hapur një hetim penal ndaj vozitësit dhe i është anuluar patenta e shoferit për qarkullim në Zvicër.

 

 

Please follow and like us:
235555

*

*

Top