Edhe një humbje e rëndë e Serbisë nga Zvicra

20:10:59                  2018-06-25
 
 
Shtëpia botërore e futbollit (FIFA) ka gjobitur kryetarin serb të Federatës së futbollit, Slavisha Kokez dhe trajnerin e tyre Mlladen Krstajiq me nga 5.000 franga zvicerane, duke i paralajëmruar se në rast të shkeljeve të ngjashme, do të pësojnë pasoja shumë më serioze.
 
Gjithashtu, Federata serbe e futbollit e Serbisë u gjobit me 54.000 franga për mesazhet diskriminuese të tifozëve dhe hedhjen e objekteve në fushë gjatë ndeshjes kundër Zvicrës, e cila u luajt të premten në Kaliningrad.
 
Të përkujtojmë se Kokez dhe Krstajiq u gjetën në agjendën e FIFA-s për shkak të paraqitjes publike lidhur me gjykimin e arbitrit Felix Bryh duke theksuar se „arbitri gjerman e ka dëmtuar përfaqësuesen tonë në atë ndeshje“, ndërsa përzgjedhësi i ekipit serb kishte përmendur se „do ta dërgonte në Hagë“.
 
Me këtë rast, mediat serbe kanë krahasuar gjobat e mëdha të ekipit të tyre, në krahasim me ato të Xhakës e Shaqirit, të cilat kanë qenë dukshëm më të ulëta.
Top