E plagos me thikë një person 51-vjeçar, pasi iu arratis e dashura

18:50:11              2019-03-20

 

Mbrëmjem e së martës, rreth orës 00:30, një shqiptar 42-vjeçar shqiptar ka sulmuar me një thikë të madhe një person 51-vjeçar, para banesës së tij, në rrugën “Korthover”, në Essen të Gjermanisë. Me sa duket sulmi i tij ishte i qëllimshëm, pasi ai e njihte partneren e tij më të re në që ishte vendosur në këtë banesë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Pas një zënke masive, ajo ishte arratisur nga sulmuesi më 16 mars, nga rruga “Blittersdorferëeg” dhe ishte vendosur te familja mikpritëse. Policët e alarmuar, të shtunën e kishin arrestuar shqiptarin 42-vjeçar, pas ushtrimit të dhunës në familje dhe ia shqiptuan një ndalesë për hyrje në banesë në kohëzgjatje prej 10 ditësh, pasi i konstatuan të dhënat e tij të duhura personale, informon më tej Shtegu.com. Në sistemin e kërkimit policor gjithashtu u konstatua se dy shtete të tjera europiane, ndaj tij kishin shpallur urdhërarrest.

Pasi u konsultua nga autoritetet kompetente, i paraburgosuri u lirua nga paraburgimi policor pasi ai sulmoi mjekun policor në detyrë. Ai, mbrëmë e shfrytëzoi lirinë e tij në momentin që e slumoi personin 51-vjeçar me thikë kuzhine. Për fat të mirë, pas kujdesit mjekësor në spital, personi i plagosur lehtë ka mundur të kthehet më vonë në familjen e tij. Komisariati hetues 33, në Prokurorinë Publike të Essenit, në të njëjtën ditë aplikoi për shqyrtimin e paraburgimit. I akuzuari tani është duke u hetuar në disa raste penale.

Please follow and like us:
183547
Top