Duke riparuar veturën, shtetasi kroat shkakton zjarr dhe dëm prej miliona frangave në Zvicër

13:51:02                 2018-02-22

 

Një zjarr i madh në një zonë industriale në afërsi të stacionit hekurudhor në Rothrist të Zvicrës, ka shkaktuar dëme në një shifër prej miliona frangave zvicerane. Me këtë rast është lënduar një person, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Në një depo në Rothrist, pasditen e së mërkurës rreth orës 16.00 është ndezur një veturë. Tashmë, policia zvicerane ka bërë të ditur se zjarrin e ka shkaktuar një shtetas 59-vjeçar kroat, i cili ka qenë duke e riparuar veturën e vet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Me këtë rast, vetura ka marrë flakë dhe zjarri shumë shpejt është përhapur.

Në përpjekje për të shuar flakët, shtetasi kroat ka pësuar lëndime. Rezultati tani është i njohur: Zjarri ka shkaktuar një pjesë të madhe të depos. Policia ende nuk ka mundur saktësisht të vlerësojë dëmin, por supozon se arrin shumën prej disa miliona frangave. Prokuroria e Zofingenit ka filluar hetimet e mëtutjeshme. (Shtegu.com)

Top