Deputeti zviceran blen kokainë për eksperiment, rrezikon tre vite burg

20:35:37               2019-03-06

 

Deputeti zviceran, Luzi Stamm, thotë se me blerjen e kokainës donte të bënte një shembull. Edhe nëse do të gjobitet me 100 franga, mundi i tij do të shpaguhej.
Këshilltari kombëtar i SVP-së, Luzi Stamm nga Aargau, ka dashur të shprehë një sinjal kundër trafikut të drogës, pasi nga një trafikant ka blerë një gram kokainë. Ai spjegon se për orë të tëra ka qëndruar me trafikantin në mbrëmje, në qytetin e vjetër të Bernës. Pastaj ai hyri në biznes me të dhe bleu një gram kokainë. Paraprakisht, ai kurrë nuk kishte konsumuar kokainë në jetën e tij, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

“Nëse përdoren më shumë raste të tilla, abuzimet do të zhduken menjëherë”. Shembulli ishte “lehtësisht i dënueshëm” dhe ndoshta i kushtueshëm. Por ai nuk ka frikë se në rastin më të keq, mund të dënohet deri në tre vite burg: “Ia vlen. Ata nuk mund të më gjobisin më shumë se 100 franga nga kodi penal, sepse kam arsye të forta”. Këtë do ta vlerësojë një gjykatës.

Reto Nause (CVP), drejtor i Sigurisë së qytetit të Bernës, nuk e ka komentuar veprimin e Stamm. Edhe kreu i SVP-së nuk e komentoi rastin.

Please follow and like us:
118522
Top