Dëbohet nga Zvicra shqiptari nga Maqedonia pasi ngiste veturën i dehur

75 Lexime

08:24:34                  2018-02-02

 

 

 

Shqiptari tridhjetëvjeçar nga Maqedonia, i pajisur me vizën C, pasi ishte martuar me një zvicerane të natyralizuar me prejardhje nga i njëjti vend, këto ditë e ka ndjerë peshën e Ligjti të ri për dëbimin e kriminelëve nga Zvicra. Deri më tani, ai është dënuar për herë të gjashtë. 

I vendosur në Zvicër pak më shumë se shtatë vite, shtetasi maqedonas nuk është ndalur duke mbushur dosjen e tij kriminele, shkruan „La Liberté“, përcjellë Shtegu.com. Për momentin është duke vuajtur një paraburgim të pjesërishëm prej gjashtë muajsh. Më 24 janar të vitit të kaluar është ndaluar me veturë nga një patrullë policore në Cormondes, duke vozitur në gjendje të dehur me 1,5 promila alkool në gjak.  

Edhe pse me një peshë relative, kjo vepër penale për të cilën ai të enjten u dënua me katër muaj burg nga gjykatësi i qarkut të Liqenit, shton një evidencë tashmë mbresëlënëse të krimeve të vogla. Sipas dispozitave të kodit penal zviceran, i cili hyri në fuqi pas pranimit nga ana e popullit zviceran të nismës për dëbimin e kriminelëve të huaj, gjykatat zvicerane tani mund të dëbojnë një individ tashmë të dënuar në të kaluarën dhe që paraqesin rrezik për rendin publik.

Kjo dispozitë është miratuar nga kryeprokurori zviceran Raphaël Bourquin. „Është koha për t`ju dhënë lamtumirën“, e ka paralajmëruar gjykatësja të pandehurin, i cili është munduar të spjegojë arsyetimin e tij për gjendjen mbi timon asaj nate të kobshme, kinse disa shqiptarë e kanë ndjekur për ta rrahur. Gjykatësja Sandrine Schaller ëalker këtë rrëfim e ka vlerësuar si shumë pak të besueshëm, duke njohur tashmë personin: „Ju keni ardhur këtu aq shpeshë, sa që mendoja t`ju ftoja gjatë largimit tim në pension“. Gjykatësja vendosi që shtetasi i Maqedoonisë të dëbohet nga Zvicra në një afat prej tre vitesh. (Shtegu.com)