“DAUTI KOMERC”-I “PUSHTON” EDHE MALIN E ZI…

17:41:43                  2018-05-14

 

Kjo kompani hapi qendrën e biznesit në Tuz (funksionaliteti i objektit mban vulën e arkitektit Afrim Shatku), një investim 3.5 milionësh (euro) për të zgjeruar rrjetin e tregtisë, për të hapur vende të reja pune.

 

Të dielën(13 maj), në qytetin e Tuzit, Mal të Zi, u përurua objekti i ri i Kompanisë së njohur nga Maqedonia, « Dauti Komerc ». Objekti që përfshin lokalet e administratës, deponë e madhe të modernizuar dhe hapësirat për ngarkim e shkarkim (që mban vulën e arkitektit nga Shkupi, Afrim Shatku), është vendosur në një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë. Siç nënvizoi pronari i Kompanisë, Xhemail Dauti, qëllimi i këtij objekti është që të shtojë efikasitetin e distribuimit të mallrave në këtë treg të Malit të Zi, të sjellë prodhimet e firmave nga Maqedonia dhe të brendeve të njohura botërore dhe së shpejti, numri i të punësuarve të arrijë në 200. Në këtë solemnitet ishin të pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski dhe i Odës Ekonimike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, të cilët në fjalët e rastit vunë në dukje rëndësinë e zhvillimit të kësaj kompanie në një brend që tash ka zënë vend në tregun ballkanik dhe më gjerë. Kryetari i Komunës së Tuzit, Axhoviq, ceku aspektin social të prezencës së « Dauti Komercit », duke ndihmuar punësimin dhe zhvillimin e kësaj treve të njohur për migrim në Amerikë. Themeluesi tjetër i kompanisë, Hamim Dauti, theksoi se në Mal të Zi ka ambient të volitshëm për investim të kompanive të huaja, pa pengesat të cilat janë të pranishme në shtetet përreth. Kompania « Dauti Komerc » është themeluar në vitin 1990, duke u zhvilluar dalëngadalë në një nga më të sukseshmet në fushën e tregtisë, ndërsa në vitin 1999 depërton edhe në tregun e Kosovës, dy vjet më vonë edhe në atë të Malit të Zi, ndërkaq para disa vitesh edhe në Shqipëri. Si logjistikë e tregtisë, kjo kompani ka themeluar edhe një firmë simotër për transportin e mallrave, « Dauti-Tansportshped » dhe së shpejti do të hapë një qendër për këtë qëllim edhe në Durrës të Shqipërisë. Gjithë kompania ka mbi 800 të punësuar.

 

E pranishme në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, për më shumë se 25 vjet ngritje…Suksese!

DAUT DAUTI – huazuar nga profili në Facebook

Top