„Bild“-i në aksion për të ndihmuar fëmijën kosovar

2,w=559,c=0.bild

Prindërit e Erisit, Luljeta (39) dhe Mustafë Vitija (40) mbi shtratin e fëmijës së tyre

 

Erisi tashmë ndjehet më mirë, e ënjtura në gojë i është zvogëluar. Pas hemoterapisë së parë, nuk kanë munguar edhe dhuratat
Erisiti të vogël gjashtëvjeçar (6) i është rikthyer buzëqeshja. Ai nuk dorëzohet edhe pse kanceri nuk është mposhtur.
Mjekët në Klinikën për fëmijë Schwabing në Gjermani, janë duke e trajtuar të riun nga Kosova, të cilin përindërit e tij e kishin sjellur në Mynih. Është shpresa e fundit që fëmijës t`i shërohet kanceri në nofull dhe qafë.

Hemoterapia e parë tashmë ka përfunduar. Mjekja kryesore Priv. Doc. Dr. Irene Teichert-von Lüttichau deklaron për „Bild“: „Erisi është duke u rikuperuar ngadalë pas hemoterapisë së parë, e cila zgjati pothuajse dy javë. Ky lloj kanceri është në rënie e sipër. Po të shkojë gjithçka si duhet, të premten do të fillojë faza e dytë e shërimti. Gjithsej do të duhen 12 qëndrime në spital dhe kjo do të zgjatë një gjysmë viti. Tek kjo sëmundje, shkalla e komplikimit është shumë e lartë“.
Deri më tani, dajtë e Erisit kanë paguar 32.100 euro për trajtimin e deritashëm (njëri vozitës dhe tjetri programues). Më tepër, familja, thjeshtë nuk mund të paguajë, ndërsa disa kursime për fat kanë hyrë nga organizata humanitare „Herz für Kinder e.V. (Zemër për fëmijë)“ dhe ajo tashmë ka lëshuar apel për të ndihmuar fëmijën nga Kosova. Daja i Erisit, Sami Musliu deklaron: „i falënderoj secilit donator nga zemra dhe i jemi përjetësisht mirënjohës“. Por, për të vazhduar trajtimin mjekësor, Erisit do t`i duhen edhe së paku mbi 150.000 euro prej gjithsej 230.000 euro sa kushton i gjithë trajtimi, në mënyrë që Erisit t`i rikthehet përgjithmonë buzëqeshja.
Po që se dëshironi t`i ndihmoni Erisit, këtë mund ta bëni në:
BILD hilft e.V. – „Ein Herz für Kinder“
Spendenkonto: 067 67 67
Stichwort: ERIS
Deutsche Bank Hamburg
BLZ: 200 700 00
IBAN: DE60 2007 0000 0067 6767 00
BIC: DEUTDEHH

Top