Benny Islami më i merituari për zhvillimin e turizmit në Kosovë

12:42:31              2018-02-20

 

Benny Islami si fotograf ka dokumentuar krimet e luftës, ndërsa tani, alpinistëve do t`ua tregojë bukuritë e vendit të vet.

Dyzetekatërvjeçari nga Kosova, Benny Islami është i gjithanshëm: Kampion i tetëfishtë i tenisit kosovar, stomatolog, fotograf dhe tash e 15 vite alpinist dhe skiator në një vend, shtetasit e të cilit për çdo udhëtim për në Europë, duhet të pajisen me një vizë.

Pushimet jashtë vendit janë të ndërlidhura me pengesa burokratike dhe shpeshëherë njerëzve të varfër u mungojnë të hollat minimale për të realizuar ëndrrën e një udhëtimi në vende të largëta.

Benny Islami situatën në vendlindjen e vet e vlerëson njëjtë sikurse bashkatdhetarët e vet. Por, në vend të uljes së kokës, njeriu që nuk di ta heqë asnjëherë buzëqeshjen e sinçert nga fytyra e vet, nevojën vendosi ta shndërrojë në virtyt. «Po që se nuk mund të dalim jashtë, atëherë duhet ta gjejmë bukurinë e të jetuarit në vend», ka pohuar Benny për „Aargauer Zeitung“, duke kërkuar vende të përshtatshme për alpinizën dhe pista skijimi.

Udhëtimi e dërgoi në Brezovicë, në jug të Kosovës, një enklavë serbe, me shpatie të mbuluara me borë, që shërbeu si alternativë për Lojërat olimpike dimërore në vitin 1984, po që se bora në Sarajevë nuk do t`i përmbushte kërkesat e nevojshme.

«Në vitin 2003 e bëra turrin e parë të skijimit dhe e themelova Organizatën ‹Snow Njeri› (‹Njeri i borës›)», rrëfen më tej Benny në kafenenë „Café Soma“ në qendër të Prishtinës, përcjellë Shtegu.com. Aty rregullisht takohet me turistë të cilët nga ai kërkojnë këshilla për shtigjet e reja malore.

„Kosovën duam ta shndërrojmë në një destinacion alpinist dhe vend për skijim“. Për këtë, Kosova ka male e kodra. sikur mali Sharr në kufi me Maqedoninë, apo majat rreth Gjeravicës, e cila zyrtarisht është më e larta e Kosovës me 2.656 metra lartësi. Në Kosovë ka shumë shtigje malore për alpinizën, por jo edhe pista të skijimit, ka vazhduar më tej Benny: «Në gjithë vendin ekziston një potencial për rreth 25 pista të skijimit. Për fat të keq, janë realizuar vetëm tri».

Gjatë verës së vitit 2004, Benny e themeloi Organizatën «Hiking Njeri». «Para 15 vitesh, shetitja nëpër shtigje malore ka qenë vetëm një hobi i gjeneratës 60+, të cilët më tepër e kanë shfrytëzuar si piknik se sa si për sfida sportive», thekson Benny.

Në turret e tij dimërore (675 sosh, të cilat i ka dokumentuar) ai e mori me vete edhe kamerën për të incizuar. Deri më tani ka publikuar dy foto-libra: «Kosova e pastër» dhe «Kosova e mrekullueshme», që të dy në vëllime të mëdha, të cilët u shitën menjëherë. «Përmes fotografive të mia doja t`i frymëzoj kosovarët e rinj për këtë sport».

Ky mund iu shpagua, pasi me ekipin e vet prej rreth 200 personave, disa herë në javë ai është në ecje e sipër nëpër Kosovë. Kostoja për një ekskurzion ditor kushton 10 euro për një person.

Në një ekskurzion të tillë ka qenë edhe Uta Ibrahimi, e cila vitin e kaluar u ngjitë në majen e Mont Eeverestit si kosovarja e parë. Tani, kosovarët i kanë kapluar ethet e aplipnizmit. Mbetet që edhe turistëve të huaj tu paraqiten bukuritë e vendit. «Ne i kemi pejsazhet e mrekullueshëm, kemi edhe ciceronë, kemi edhe shtigje dhe hotele. E vetmja që na mungon është marketingu profesional», nënvizon Benny Islami.

Me fotot e tij në blogun e vet, ai Koosvën përpiqet ta paraqesë me frymë pozitive. «Në vitin 1999, `Washington Post` më angazhoi që të fotografoja gjurmë të luftës», rrëfen më tej Benny. «U përqendrova në varrezat masive dhe fshatrat e shkatërruar. Një veprim të ngjashëm nuk do ta bëj më asnjëherë. Me fotot e mia tani do ti përkushtohem vetëm të bukurës».

Benny shpreson se Qeveria e Koosvës në të ardhmen do ta mbështesë turizmin në vend. Jo vetëm që të sjellë sa më shumë turistë të huaj, por edhe për të pajtuar dhe njohur më mirë kosovarët në mes vete.

«Turizmi mund të na ndihmojë. Për shembull, serbët e Kosovës në Brezovicë, kanë mësuar enkas gjuhën shqipe, pasi kanë vërejtur se shqiptarët e Kosovës filluan të vinë sa më shpeshë», përfundon Benny Islami. (Shtegu.com)

 

 

 

Top