Bashkatdhetarët të brengosur nga Iniciativa e SVP-së

15:00:12                 2018-11-07

 

 

 

Në një postim të vetin në Facebook, aktivisti shqiptar nga Maqedonia, Irfan Agushi ka ftuar bashkatdhetarët që të mos e votojnë Iniciativën e Partisë zvicerane SVP, e cila është paraparë të sillet për votim, me referendumin e paraparë për 25 nëntor të këtij viti. Me këtë iniciativë do t’i jepej përparësi të drejtës kushtetuese zvicerane, nga ajo e së drejtës ndërkombëtare. Parashtrohet pyetja se a do të vazhdojë edhe më tutje të përkrahet konfirmimi i praktikës gjyqësore federale, sipas së cilës aktet ndërkombëtare juridike janë të një vlere më të lartë se sa ato të brendshme zvicerane.

Në mes tjerash, Irfan Agushi paralajmëron se më 25 nëntor do të votohet për tre çështje të cilat kanë rëndësinë dhe peshën e vet. „Më e rëndësishme në këtë pikë më duket ajo e dyta e cila ka të bëjë me vazhdimin ose përfundimin e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare, që i posedon shteti zviceran në drejtim të balancimit të sistemit të drejtësisë zvicerane, me ato ndërkomëbtare.

Postimin e tij, Irfan Agushi e përfundon me paralajmërimin: „Pra të nderuar lexues, ju që keni të drejtë vote, mos hezitoni, hapni zarfet tuaja që i keni në shtëpi dhe i thoni „JO“, Iniciativës së SVP-së, „Recht statt fremde richter“ (Selbsbestimungsinitiative), e cila synon të mbyll dritaren e madhe të së drejtës ndërkombëtare.

Top