Basha përgënjeshtron se opozita shqiptare për aktivitetet e saja ka mbështetje nga Moska

Kryetari i Partisë më të madhe opozitare Demokratike të Republikës së Shqipërisë (PD), Lulzim Basha, i hodhi poshtë informacionet se opozita e bashkuar ka mbështetje nga Moska për vendimin që të heq dorë nga mandati i deputetëve dhe protestat masive antiqeveritare.

Si mysafir në emisionin “Zonë e lirë” në TV Klan, Basha tha se ata që i plasojnë trillet e tilla janë nga koha e Enver Hoxhës.

“Kjo është për humor? Kjo pjesë e propagandës të kujton propagandën e Enverit. Kur nuk ecte gjë tjetër, shpikin armikun e jashtëm i cili e ka mbështetur kundërshtarin e brendshëm. Dhe tani, në këtë rast, ata të cilët e kanë paramenduar këtë, më duket se janë nga koha e Enverit”, deklaroi Basha.

Ai shtoi se e konsideron veten si njeriu më evropian në Shqipëri.

“Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më evropian që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër do të vijë ndonjë tjerët më evropian se unë, por deri sot. politikan më të madh evropian se unë nuk ka. Edi Rama është ai që i pret oligarët në zyrë, sërish e ka pritur Gunvor-in, naftën e Shqipërisë ia ka rusëve. Putin, investim më të mirë se tek Edi Rama, nuk ka”, ka thënë Basha.

Ai e akuzoi kryeministrin Rama për “shkatërrimin e demokracisë në vend, në stil identik si edhe agjenda rajonale për ndarjen e Kosovës”.

“Vuçiqi e Rama e bëjnë shumë mirë, kështu që nuk ka nevojë të investohet në asnjë faktor tjetër politik. Dhe padyshim, nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha, i cili njihet botërisht për pikëpamjet e tij evropiane dhe veriatlantike, akuzoi Basha.(koha.mk)

Please follow and like us:
183547
Top