Bankënota 10-frangëshe më e mira në botë

34 Lexime

12:20:43               2018-04-07

 

 

Shoqata ndërkombëtare e bankënotave, banknotën zvicerane prej dhjetë frangave e ka përzgjedhur si më të mirën në botë. Në konkurrencë ka qenë edhe bankënota prej njëzet frangash.
 
Bankënota e re prej dhjetë frangash është zgjedhur më e mira në botë për vittin e kaluar. Me këtë rast, Shoqata ndërkombëtare e bankënotave (IBNS) për herë të dytë me radhë e ka nderuar Zvicrën, pasi në vititn 2016 kishte fituar bankënota prej pesëdhejtë frangash.
 
Sipas IBNS kësaj radhe është zhvilluar votimi më interesant në histori, shkruan „20 Minuten“, përcjellë Albinfo.ch. Bankënota zvicerane fitoi vetëm për një qime flokë para bankënotës 10 funtëshe të Royal Bank of Scotland.
 
Gjatë vitit të kaluar, në përgjithësi janë publikuar mbi 170 versione të reja të emetimit të bankënotave dhe një të tretat prej tyre i ka shqyrtuar IBNS. Faktorët vendimtarë për të konukurruar kanë qenë pamja, aspekti artistik, siguria dhe inovacioni i bankënotave.