Arrestohet zviceranja në Gjermani, i gjenden kokainë në vlerë prej 2,2 milionë frangash

13:19:27                 2019-05-16

 

 

Gjatë një kontrolli rutinë në veturën e një zviceraneje nga Kantoni Glarus, janë gjetur gati 24.5 kg kokainë. Vlera e tregut për këtë drogë është rreth 2.2 milionë franga zvicerane.

Para pak kohësh, oficerët e policisë federale gjermane në Nordrhein-Westfalen kanë realizuar një kontroll rutinë në autostradë, në afërsi të Mönchengladbachut. Në veturën e një zviceraneje janë gjetur 24,5 kilogramë kokainë, të paketuara në njëzet pako të tjera. Siç njoftoi policia federale, lënda narkotike ishte e fshehur në një zgavër nën ulësen e bashkudhëtarit.

Në tregun rrugor, droga ka një vlerë të shitjes prej më shumë se 1.2 milion euro, sipas policisë. Në tregun zviceran të drogës, për të cilin ka qenë ndoshta caku i kokainës, grami kushton rreth 90 franga. Kjo do të korrespondonte me një vlerë tregu prej rreth 2.2 milionë frangash, informon Shtegu.com.

Sipas hulumtimeve nga “Glarner Nachrichten”, dyshohet se bëhet fjalë për një korriere zvicerane, nënë e dy fëmijëve nga Kantonin Glarus. Policia federale i ka filluar hetimet për shkelje të Ligjit të lëndëve narkotike, ndërsa 39-vjeçarja gjendet në paraburgim. Zviceranes tashmë i kërcënohet një burgim shumëvjeçar në Gjermani.

Për të bastisur apartamentin e zviceranes, është e nevojshme një kërkesë për ndihmë juridike nga Gjermania, të cilën as prokurori e as policia nuk e kanë parashtruar.

Jo rastësisht e kishte kontrolluar këtë segment rrugor A 61, policia federale në North Rhine-WestphaliaA61, ku ata arrestuan zviceranen. Siç tregojnë disa raporte të policisë nga e kaluara, në këtë relacion janë zbuluar disa raste të trafikimit të drogës nga Holanda nëpërmjet kësaj rruge.

Nëntëdhjetë për qind e drogave të kontrabanduara nga Amerika e Jugut, në Europë mbërrijnë me anije mallrash, informon Shtegu.com. Veçanërisht të njohura janë dërgesat përmes bananeve. Në krye të listës janë portet si Rotterdam, Antëerpen ose Hamburg. Hetuesit e drogës e dinë, por nuk mund të bëjnë shumë për këtë. Sepse, me një anije mallrash vijnë 80.000 kuti bananesh, të cilat duhet të monitorohen – një detyrë e pamundur, sidomos pasi bananet e kontrolluara, më pas duhet të hidhen në mbeturina.

Sipas mediave të huaja, vitin e kaluar zyrtarët e doganave holandeze kanë konfiskuar rreth 75 tonelata kokainë, që është për 20 tonelata më shumë se në vitin 2017.

Please follow and like us:
183547

*

*

Top