Arrestohen pesë kosovarë në Zvicër që punonin te shqiptari nga Maqedonia e Veriut

11:36:55                 2019-05-17

 

 

Policia Kantonale e Cyrihut, mëngjesin e së enjtes ka arrestuar pesë persona në Richterswil, gjatë një kontrolli për punë ilegale në një kantier.

Nga ora 09.00 deri në orën 10.00, Policia Kantonale i ka nënshtruar për një kontroll të gjithë punëtorët e kantieri në Richterswil, njofton policia zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, ata hasën në pesë persona që kanë banuar në mënyrë të paligjshme në Zvicër dhe kanë punuar ilegalisht në vendin e ndërtimit. Të pesë të burgosurit janë shtetas të Kosovës, të moshës në mes 19 dhe 33-vjeçare.

Punëdhënësi 52-vjeçar me vendbanim në Kantonin Schwyz, është nga Maqedonia e Veriut. Ai është denoncuar për punësimin e të huajve pa leje përkatëse.

 

 

Please follow and like us:
183547

*

*

Top