Arrestohen në Belgjikë sulmuesit që plagosën shqiptarin në Zvicër

16:22:26               2019-03-07

 

 

Vjeshtën e kaluar, një kosovar ishte sulmuar me një mjet të fortë në Kantonin e Glarusit dhe u plagos rëndë. Kërkimi i autorëve ishte i vështirë. Por, një kërkim ndërkombëtar tani ka sjellë sukses.

Në tetor të vitit 2018, një kosovar 41-vjeçar me vendbanim në Bilten (GL) të Zvicrës, ishte viktimë e një akti të rëndë dhune. Sulmuesi brutal atë e goditi në kokë, me një mjet të fortë dhe e plagosi rëndë.

Menjëherë pas krimit u arrestuan një shtetas maqedonas 44-vjeçar dhe djali i tij 16-vjeçar, ndërsa dy të tjerë u arratisën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, viktima e dhunës heshti, gjë që e vështirësoi hetimin.

Pastaj policia vendosi për ndihmë ndërkombëtare: Ajo publikoi fotografitë e dy personave në arrati – me sukses. Në fund të nëntorit, dy persona u identifikuan dhe u arrestuan në Belgjikë pas një kërkimi ndërkombëtar, ka konfirmuar prokurori kompetent për “Südostschweiz”, informon Shtegu.com.

Aktualisht, nga autoritetet belge janë duke u shqyrtuar kërkesa për ekstradim në Zvicër. Sekuenca e saktë e ngjarjeve, prejardhja dhe motivi i veprës do të hetohen tani.

Shtetasi maqedonas, i arrestuar në Cyrih vetëm dy orë pas sulmit, është liruar nga paraburgimi nga mesi i dhjetorit. Djali i tij 16 vjeçar, i cili ishte arrestuar gjithashtu, u lirua një ditë pas krimit.

Please follow and like us:
183547
Top