Arrestohen dy persona me punë ilegale në Gjermani

13:55:27              2019-03-17

 

 

Më 12 mars 2019, autoritetet doganore gjermane për punë ilegale të zyrën kryesore doganore në Dortmund, kanë kontrolluar një kantier ndërtimi në Gladbeck.
Ndër punëtorët e hasur, kanë qenë edhe dy shtetas shqiptarë të moshës 32 dhe 43 vjeçare, të cilët ishin të punësuar në vend si ndihmës punëtorë. Për të punuar, shtetasit shqiptarë kanë nevojë për një lejeqëndrim të rregullt që u jep të drejtën të punojnë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Të dy shqiptarët nuk kanë pasur lejeqëndrimi të vlefshme.

 

Zyrtarët e doganës pastaj arrestuan dy shqiptarët. Njëri prej tyre kishte paraqitur një kërkesë për azil në vitin 2018 dhe pas refuzimit të tij, ishte zhdukur. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest nga zyra e emigracionit përgjegjës.

Kundër dy punëtorëve shqiptarë janë inicuar procedura penale nën dyshimin për qëndrim të paligjshëm, përcjell Shtegu.com. Me ndihmën e një përkthyesi, ata u morën në pyetje.

Autoritetet përgjegjëse gjermane për të huajt, tani do të vendosin për qëndrimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve.
Punëdhënësin e të pandehurve tani e pret kallëzim penal për ndihmë rreth qëndrimit të paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm të punëtorëve, pa leje pune të vlefshme.

Please follow and like us:
118522

*

*

Top