APEL URGJENT DERI TE ORGANET E DREJTËSISË NË MAQEDONINË VERIORE

17:41:53                  2018-07-24

 

TË NGRITIM NJË PADI KOLEKTIVE

 

Për shkak të shpërndarjes së urrejtjes nga ana e një të vetquajturi gazetar maqedonas, me emrin Milenko Nedellkovski, kërkojmë nga organet e drejtësisë të Maqedonisë Veriore që të ndërmarrin masa përkatëse juridike penale, në mënyrë që i njëjti ta ndërprejë fenomenin e shpërndarjes së urrejtjes ndërnacionale, që po ndikon haptas në prishjen e marrëdhënieve të popullatës në Maqedoninë Veriore. Rasti i fundit i tij gjatë një postimi në Facebook, nuk do mend se është vepër e rëndë penale dhe duhet të ndërmerren masa të menjëhershme përkatëse, për ta ndaluar këtë person të shpërndajë urrejtje ndërnacionale. I njëjti, në postimin e tij ka mallkuar një popullatë të tërë në Greqi (duhet pasur parasysh se atij nuk intereson fare se atje ka edhe një numër të konsiderueshëm të migrantëve shqiptarë), duke shkruar: „TË JEMI NË TË PASTËR. ASPAK NUK MË DHIMBSEN. E LUS ZOTIN QË TA KENË MILIONA HERË MË KEQ. UROJ TË DIGJEN TË GJALLË NË ATIKË. NUK MË VJEN KEQ PËR TA. ZOTI ËSHTË DUKE I DJEGUR, E JO UNË. ATYRE NUK U DHIMBSESHIN BASHKATDHETARËT E MI EDHE PSE BRITANIKËT I DOGJËN. KËSHTU QË – MIRË UA BËN ZOTI. PO JU DJEG TË GJALLË. U DJEGSHI TË GJITHË DERI TEK I FUNDIT“, përfundon shkrimin e tij në Facebook.
Për hir të etikës së drejtësisë, kërkojmë që ky person të ndiqet penalisht duke i ngritur padi kolektive, e duke grumbulluar nënshkrime për një peticion nga të gjithë të prekurit nga ky rast.

Top