Apel me ndjenja për më tepër humanitet në mes të shqiptarëve

Këngëtari i mirënjohur nga Maqedonia, rapsodi Dalip Sulejmani, përndryshe mërgimtar në Gjermani, në një postim të tij në Facebook ka shprehur mllefin e tij të mërgimtarit lidhur me gjendjen e rëndë sociale në vendlindje, me theks të veçantë në marrëdhëniet e ftohura në mes popullatës në Maqedoni e rajon. Gjithashtu, atë e brengosë edhe papunësia e madhe që ka kapluar të rinjtë tanë, përderisa shumica e tyre i mbushin përplot restorantet e çajtoret. Ja edhe postimi i tij në tërësi:
Sonte, më 05.11.15 isha duke përcjellur disa video kaseta para 10-20 viteve të kaluara.

Ishte inçizim i familjes time të ngushtë (prindër, vëllezër, motra, kusherinj, vajza e djemë, nipa e mbesa të mia etj.)
Prej kurbeti shkoja njëherë në vit, i gjeja të bashkuar, pritnin edhe derdhnim lot malli, mbushej shtëpia përplot, muhabet e lojëra me të qeshur deri sa lodheshim, shkurt: KËNAQËSI, por jo vetëm në shtëpinë time, por te të gjithë tjerët si ke unë, ishte e njëjta kënaqësi.
Vallë çka po ndodhë sot në familjet shqiptare?
Vallë çka humbëm e kush na i mori dashurinë, respektin…etj.?
Vallë pse u ftohët nga familja e ngushtë?
Vallë pse e le tëndin e shkon te miku (gjak jo i familjes) që dje e bëre mik, se njef ate që moti!? Kah të lindi dashuria ndaj të posa të njoftuarve.
Të vjen familja e dhëndrrit, i çohesh në këmbë, edhe nëse ai gabim vepron i thua mirë, po po ashtu është etj.
Të vjen axha (mixha), nuk lëvizë nga vendi ose çohesh e del prej dhome.
Ne të kurbetit këtu ku jemi, kemi një arsyetim: punojmë (për ate kemi ardhur), edhe s`na mbetet kohë për ta vizituar të afërmin gjithashtu kurbetçar, por ju atje thoni që s`ka punë, ku po e çoni kohën pra?
As në kishë e as në xhami, se në shkollë jo se jo, ku i gjeni paratë që i harxhoni nëpër kafene ose çajtore?
Ku i gjetët ato financa për dasma me shpenzime që as kompjuteri s`mund t’ia bënë llogaritjen e saktë?
Ta përfundoj këtë shkresë të mllefit tim me një fjalinë prej mallit që e kam për çdo familje shqiptare:
„Mos e largo tëndin, respekto miqësinë!
I yti i huaji s`bëhet, vdis pra me fytyrë!
Flm. Zoti na ndihmoftë në sjelljen tonë.

 

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni një këngë popullore shqiptare, në maje të Alpeve zvicerane, të kënduar nga Dalip Sulejmani:

 

Top