Ambasadori zviceran në Tiranë: „Shqipëria parajsë e tolerancës ndërfetare“

12:55:59                  2017-09-17

 

 

 

 

 

Tashmë 25 vite, Zvicra është e përfaqësuar me një Ambasadë në kryeqytetin shqiptar të Tiranës. Ambasadori i saj, shkëlqesia e tij Christoph Graf në një intervistë të gjatë për „Luzerner Zeitung“, të përshtatur shkrutimisht nga „Shtegu.com“ ka spjeguar për problemet kryesore me të cilat vendi është duke u ballafaquar dhe në cilat sfera Zvicra është duke e përkrahur.
Në fillimk të intervistës, Christoph Graf ka cekur se marrëdhnëiet e dy vendeve janë miqësore dhe solide. „Përvjetori i 25-të është një mundësi që të përforcohet partneriteti. Në 25 vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një ndryshim grandioz. Gjatë diktaturës pothuajse pesëdhjetëvjeçare komuniste, vendi ishte i izoluar dhe prapambetur. Kur unë shkoja në shkollë, Shqipëria në hartën e botës ishte vetëm një pikë e bardhë“.

 

 

Më tej. ambasadori ka folur edhe për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, që ka qenë vizita e parë në 23 vitet e fundit. „Që nga vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, Zvicra në Shqipëri ka investuar 330 milionë franga në fondet e zhvillimit. Për shkak të rezultateve të mira të projekteve dhe reformave, viteve të fundit ndihmat janë shtuar“.

 

 

Ambasadori më tej ka argumentuar arsyen e investimit të 20 milionë frangave zviceranë gjatë një viti, në Shqipëri, para këto të siguruara nga tatimi zviceran i vlerës së shtuar. Sipas tij, shqiptarët janë të mahnitur nga demokracia zvicerane dhe për ta Zvicra është një parajsë e vërtetë, por janë të vetëdijshëm se sa vështirë është që të emigrohet në këtë vend.

 

 

Duke folur për imazhin e shqiptarëve në Zvicër, amabasadori ka theksuar se shqiptarët në të vërtetë janë një popull shumë mikpritës dhe natyra shqiptare është e mrekullueshme. Nga ana tjetër, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat me të cilat vendi është duke u ballafaquar.

 

 

Në fund të intervistës, ambasadori Christoph Graf ka pohuar se Zvicra mund të mësojë nga Shqipëria sa i përket tolerancës ndërfetare, mikpritjes, artit të improvizimit dhe kohezionit familjar. „Nuk njoh ndonjë vend tjetër me shumicë myslimane, në të cilin toleranca fetare është aq e madhe, ku martesat e përziera ndërfetare janë aq shumë të përhapura“, ka përfunduar intervistën diplomati zviceran.

Top