Albiani me shokë demoluan kampionin e ri zviceran

18:09:13                2018-05-10

 

 
 
Në një ndeshje derbi të Ligës së parë zvicerane, para pak çastesh ka përfunduar sfida në mes kampionit të shumëfishtë zviceran FC Baselit dhe kampionit të sivjetëm BSC Young Boys, të cilin vendasit e fituan me rezultat të thellë 5:1. Një ndër futbollistët më të merituar ka qenë sulmuesi shqiptar Albian Ajeti, i cili dhuroi një spektakël të vërtetë në fushën e gjelbër, duke shënuar dy gola.
 
Golin e parë e shënoi në minutën 26`, pas një aksioni të bukur. Në pjesën e dytë, Albiani vazhdoi të tregojë formën e tij të shkëlqyeshme, duke shënuar me kokë një gol të bukur në minutën 79`, njofton Shtegu.com. Pas kësaj, ai u zëvendësua menjëherë në minutën 80, ndërsa nga publiku i Bazelit u përcoll me ovacione të shumta.
 
Pas kësaj ndeshje, Albiani i prinë listës së golashënuesve më të mirë në Kampionatin zvoceran me 15 gola të shënuar.

*

*

Top