Aksident i tmerrshëm në Shkup, humbin jetën pesë persona

10:02:26              2019-05-15

 

 

Pesë persona e kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Sipas informatave fillestare, deri te aksidenti ka ardhur kur një automobil “Renault 5” është përplasur në një kamion për mbeturina të “Higjienës Komunale”, në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil” në rrugën “Boris Trajkovski”.

 

Siç kumtuan nga MPB-ja, në vendin e aksidentit jetën e kanë humbur tre persona, ndërsa dy janë transferuar në spital ku kanë ndërruar jetë.

Ekspertiza ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa komunikacioni ishte i bllokuar. Nga MPB-ja më shumë hollësi për ngjarjen paralajmëruan gjatë ditës së sotme. (INA)

 

 

Please follow and like us:
183547

*

*

Top