Aksident i lehtë për shtetasin nga Kosova, por do t`i kushtojë shtrenjtë

15:32:44               2019-05-16

 

 

Të mërkurën, më 15 maj 2019, një shqiptar 26-vjeçar si duket po ngutej pak më shpejt. Rreth orës 15.00, ai po qarkullonte në rrugën “Werkstrasse” në Dagmersellen të Zvicrës.

Para se të hynte në rrugën “Industriestrasse” e cila ishte primare, ai e futi veturën në marshin e parë, i dha gaz sa që mundi dhe startoi ashpër, shkruajnë mediat zvicerane, njofton Shtegu.com. Me rrotat që pothuajse po i silleshin në vend, ai u kthye drejt në Industriestrasse pa i kushtuar vëmendje sinjalit të ndaluar. Për shkak të forcës centrifugale, vetura doli në korsinë e kundërt, ku u përplas me një kamion të ngarkuar me 7800 kilogramë kremë. Mes veturës së kosovarit dhe dhe u shkaktua një përplasje frontale.

Vozitësi 26-vjeçar nga Kosova, është dashur të dërgohej në spital me lëndime të vogla, ndërsa vozitësi portugez i kamionit ka kaluar pa ndonjë lëndim. Aksidenti rezultoi me një dëm të përgjithshëm prej rreth 15,000 frangash zvicerane.

Please follow and like us:
183547

*

*

Top