A do t`ia kthejë përgjigjen familjes shqiptare, kryetari francez Emmanuel Macron ?!

20:01:03                     2019-05-15

 

 

Pasi që Gjykata administrative e Besançonit, të premten e kishte hedhur poshtë ankesën e saj, një familje shqiptare që jeton në Lure të Francës, në çdo kohë rrezikohet të kthehet në kufi. Nëna, Mariola Gjiryqi, i bën thirrje presidentit Emmanuel Macron.

Në Lure, familja Gjiryqi, prindërit dhe tre fëmijët e tyre, jeton në ankthin e një dëbimi. Të premten e kaluar, Gjykata administrative e Besançonit refuzoi ankesën e saj. Kjo familje shqiptare, së cilës iu refuzua kërkesa e saj për azil, është në rrezik të një “detyrimi për t’u larguar nga territori francez” (OQTF) dhe rrezikon në çdo kohë që të kthehet në kufi, shkruan “France Bleu”, përcjell Shtegu.com.

Mariola Gjiryqi, nëna e familjes i drejtohet në mënyrëtë drejtpërdrejt kryetarit francez, Emmanuel Macron. “I kemi plotësuar të gjitha kriteret për t’u rregulluar”, nënvizon ajo, “me një kontratë të integrimit republikan, me një kontratë për CDI, me kurset franceze në të cilët morëm pjesë rregullisht, me rezultatet e mira të fëmijëve tanë”. Ajo gjithashtu kujton se prindërit u larguan nga Shqipëria në vitin 2013 për të” mbrojtur jetën “e fëmijëve dhe se, vendosën të kërkojnë azil në Francë, ku respektohen “të drejtat e njeriut”.

Shpresat e familjes qëndrojnë tek kryetari Macron, të cilit i drejtohet ky tapel: “Jeni me ne, ti je zgjidhja jonë e fundit”. Komiteti i dëshpëruar për refugjatë, i cili kërkon rregullimin e kësaj familje, gjithashtu i ka shkruar një letër të hapur kryetarit Emmanuel Macron, një letër të cilën mund të dërgojnë të gjithë ata që e përkrahin këtë familje shqiptare. Komiteti ka organizuar një takim për mbështetje publike në prani të rfamiljes Gjiryqi, të mërkurën e kaluar, në sallën Merlin në Lure. Një marshim mbështetës gjithashtu është organizuar të premten në orën 17.00, përcjell Shtegu.com.

Gjykata administrative e Besançonit nuk e ka anuluar detyrimin për t`u larguar nga territori francez, por vetëm ndalimin e kthimit në Francë, për familjen shqiptare dhe 3 fëmijët e tyre.

Në mëbshtetje të saj ishin tubuar rreth 300 persona, përderisa familja ishte në pritje të vendimit të Gjykatës administrative.

Një peticion online, i inicuar nga nxënësit e shkollave të mesme, deri më sot ka grumbulluar më shumë se 1000 nënshkrime. I regjistruar në liceun George Colomb në Lure, djali i madh i familjes duhet të provimin përfundimtar për diplomë brenda disa javësh.

Please follow and like us:
183547

*

*

Top