Familja nga Maqedonia sulmohet në Gjermani

7:43:09 PM               01/07/2019

 

 

Një gjerman 62-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një familje, në një tren në drejtim të Dusseldorfit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.
I dyshuari ishte nisur në drejtim të familjes, duke pështyrë babain dhe tre fëmijët e tij, ka pohuar të hënën një zëdhënëse e Policinë Federale. Policinë e ka alarmuar një shoqërues treni.

Personi nga Recklinghauseni, gjithashtu është sjellur në mënyrë agresive edhe ndaj Policisë Federale.

Më pas ai është neutralizuar, është lidhur dhe arrestuar, në stacionin kryesor të Dusseldorfit, njofton Shtegu.com. Njërin nga zyrtarët, ai e ka goditur në këmbë. Pas dëshmisë për një sëmundje mendore të gjermanit, ai ishte dërguar në një spital psikiatrik.

Deri më tani, nuk janë konstatuar shenja të motivit ksenofobik apo racist. Familja nga Maqedonia mbeti e palënduar dhe vazhdoi udhëtimin e saj.
Ka filluar një procedurë penale për lëndim trupor dhe rezistencë.

Please follow and like us:
235555
Top