105-vjeçarja brengoset për vajzën e saj 80-vjeçare, thërret policinë

12:08:32                    2018-04-25

 

 

Një plakë 105-vjeçare gjermane nga Goslari ka alarmuar policinë, pasi ishte brengosur për vajzën e saj. Policia menjëherë ka shkuar na banesën e saj.
 
105-vjeçarja e kishte thirrë policinë pasi gjatë tërë ditës, vajza e saj nuk i ishte lajmëruar. E moshuara e kishte lutur policinë që të kontrollojnë banesën e bijes së saj 80-vjeçare në Langelsheim të rrethinës Goslar, njoftojnë nga policia gjermane, përcjell Shtegu.com. Nëpunësit policorë e gjetën vajzën në gjendje të mirë shëndetësore.
 
Për disa shkaqe të tjera, si zakonisht ajo nuk ka mundur të lajmërohet tek e ëma, prandaj është shkaktuar kjo mosmarrëveshje.
Top