Violinisti shqiptar lë gojëhapur publikun gjerman

Me titullin e justifikuar „violinisti i djallit“ në mënyrë të merituar, solisti shqiptar Alban Pengili gjatë fundjavës ka lënë gojëhapur publikun gjerman, duke interpretuar veprat e kompozitorit Johann Sebastian Bach, në Lüdinghausen. Koncerti ishte i vizituar nga mysafirë të shumtë, ndërsa mirëseardhjen ua shprehu Hans-Georg Jaroslawski.
„In memoriam Nicolo Paganini“, ishte titulli i mbrëmjes së koncertit me ç`rast Musica Camerata dhe violinisti shqiptar Pengili përkujtuan 175-vjetorin e vdekjes së artistit virtuoz të violinave Paganini. „Veprat e Paganinit dhe Bachut kanë shumë gjëra të përbashkëta“, ka arsyetuar Jaroslawski përzgjedhjen e veprave të kompozitorit Bach, i cili për Paganinin ishte një violinist shumë i mirë. Me një mjeshtri të rrallë, Alban Pengili i interpretoi Sonatën dhe Partitën, duke i bindur vizitorët për një pasion të rrallë mbresëlënës për muzikë.

Top