Tirana bëhet edhe me Muze të Diasporës

Tiranë, 5 mars –Në mbrëmjen gala të Samitit të Diasporës u lancua dhe projekti i ri prestigjioz i Muzeut të Diasporës. Në pritje të konkretizimit të këtij muzeu, në Muzeun Kombëtar Historik është krijuar pavijoni i parë dedikuar plotësisht diasporës, citon ATSH ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, e cila foli për rezultatet dhe objektivat e Samitit të Dytë të Diasporës.

”Nën moton ”Shkruaj dhe ti emrin tënd” është krijuar një platformë konkrete që do të nxisë filantropinë dhe donacionet”, përfundoi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Samiti i Dytë i Diasporës bashkoi në Tiranë mbi 1200 përfaqësues të shqiptarëve nëpër botë./koha.mk

Please follow and like us:
118522
Top