Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

 
 

Sot hapet panairi i 21-të i librit “Prishtina 2019” që do të mbahet deri më 9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

 

Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, panairi i 21-të i librit është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet sot në orën 12:00 – panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 09:00 deri në ora 20:00.

Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj vlerësohet të jetë mbi 1mijë e 500, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 5500.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40 mijë vizitorë, kryesisht studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës./ina

Please follow and like us:
235555
Top