Skulptori kosovar bën skulpturë me gur 380 milionë vite të vjetër

02:21:25       2015-12-26

 

Destan Gashi vjen nga Kosova dhe zemra e tij rrah për skulpturën. Për çdo ditë ai udhëton nga Vjena për në Himberg, ku është e vendosur atelieja e tij.
„Më me dëshirë jam këtu i vetmuar, pasi kam nevojë për qetësi gjatë punës, duke dëgjuar më së shpeshti muzikë klasike“, spjegon akademiku skulptor kosovar për „Noen.at“, njofton „Shtegu.com“. Mjetet e tij për punë janë më të rëndësishmet në profesionin e tij. Më herët ai i bënte modelet e tij nga letra apo balta, për t`ia filluar më pas me skulpturën nga guri. Përvoja e tij shumëvjeçare dhe studimet e shumtë në natyrë dhe në Akademinë e Brukselit, atij i mundësojnë që skulpturën ta punojë pa kurrfarë modeli.

 

2372156_1_440_0008_6435976_sch50him_destan_gashi_steinblock_woche_
Në fillim të punimit të tij të fundit, guri nga mermeri ka peshuar 150 kilogramë. Ai është duke skulpturuar një „grua të dëshpëruar“, ndërsa guri është tepër i fortë dhe 380 milionë vite i vjetër. Deri më tani ai i ka „shkëputur“ 105 kilogramë, për një kohë prej gjashtë javësh, ndërsa kërkesa është nga një çift bashkëshortësh. „Për `të dëshpëruarën` më ka inspiruar ura 19 metërshe mbi Drin, në vendlindjen time, Kosovë, ku shpeshë organizohen gara për kërcime nga ura. Si i ri, shpeshëherë i kam përcjellë këto gara“, ka përfunduar skulptori kosovar që shumë herë ka qenë temë e medieve austriake.

Top