Shfaqja “as andej, as këndej”, në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Kumanovë, 10 prill – Të shtunën, më 13prill, në Teatrin Kombëtar të Kosovës vjen shfaqja “As andej, as këndej’ e Teatrit e Kumanovës me regji të Kastriot Abdyli. Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë nga IlirAjdini, sipas autorëve: BojanTrinunovski, Simeon DamevskidheLupqoTodorovski, informon gazeta KOHA.

Shfaqja “As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Ky është edhe qëllimi i Ilirit, i cili edhe pse në moshën 50 vjeçare niset drejt Amerikës ku në aeroportin e Frankfurtit takohet me Bekimin i cili për dallim nga Iliri pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në vendlindje po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin jo vetëm që sjell situata komike por edhe tensione dramatike…

Në këtë shfaqje janë angazhuar aktorët: Ismail Kasumi, Musa Isufi, TaulantDestanidhe Faton Ibrahimi, instrumetalistë: Baba Bend dheFunda Ali, inskecient: Driton Ramadani, organizator: JakupiJakupidheskenografia: ArdianKadriu. (koha.mk)

Please follow and like us:
235555
Top