Kampionat Botëror në dije në shkollën e mesme “Jahja Kemal”

 
 

Kupa Botërore e Dijes (WSC) edhe këtë vit raundi lokal dotë zhvillohet në ShMP Jahja Kemal

 

E themeluar në vitin 2007, kupa ndërlidhë mbi 20 mijë nxënës nga 50 vendet e botës.

Qëllimi është që të inspirojë tek të rinjtë dashurinë ndaj mësimit, arritjen e kualiteteve të reja dhe ndjenja se janë qytetarë të kësaj bote.

Nxënësit që do jenë pjesë e ekipve do të marin pjesë në katër disciplina: Debat, shkrim ekipor, sfida e nxënësve dhe kupa e nxënësve.

Nxënësit hulumtojnë tema të ndryshme lidhur me sferën e historisë, shkencës, literaturës, kulturës dhe teknologjisë si dhe bashkë si ekipë ato e tregojnë dijen e tyre përmes bashkëpunimeve në frymën e garave. ShMP Jahja Kemal ka nderin dhe kënaqësinë të jetë mikpritës i raundit local të Kupës Botërore të Dijes (World Scholar’s Cup).

Në këtë garë të dijes që do të bëhet në gjuhën angleze do të marrin pjesë gjithsejt 519 nxënës. ditën e parë (të marten,23-04-2019) do të marrin pjesë 519 nxënës nga shkollat e mesme dhe fillore prej komunave të qytetit të Shkupit, Veles, Tetovë, Strumicë, Strugë, Gostivar dhe komuna të tjera në Maqedoni.

Ditën e mërkurë,24-04-2019 në shtëpinë e ARM-së do të mbahet edhe pjesa e finales në Kupën botërore të nxënësve dhe ndarjen e dhuratave./ina

Please follow and like us:
183547
Top