Izet Curi solli magjinë e modës franceze në Çair

Mbrëmë në Çifte Hamam në Çarshinë e vjetër nën organizimin e Institutit ndërkombëtar të modës „Izet Curi“, Ambasadës së Francës në Maqedoni, Institutit Francez në Shkup dhe Komunës së Çairit u mbajt ekspozita e modeleve të punuara nga nxënësit e Institutit ndërkombëtar të modës „Izet Curi“ – Modelizmi.

Në këtë ngjarje siç theksohet në kumtesën e komunës së Çairit, ishte prezente Ambasadorja e Francës në Republikën e Maqedonisë Llorens Oer, Philipe Duron deputet në Parlamentin e Francës, Bekim Neziri ministër i Ekonomisë si dhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti.

Në fjalimin e tij përshëndetëse kryetari i Çairit shprehi nderin dhe kënaqësinë  për prezencën e tij në ekspozenë e kreacioneve të modës, të përpunuara nga vizitorët e trajnimit në Institutin e modës – Izet Curi.

„Me të vërtetë, mua si kryetar komune, kjo ngjarje më nxit krenari të madhe, meqenëse arritëm të krijojmë një shtresë nga cilësia dhe përvoja botërore dhe këtë ta bëjmë të kapshme për të gjithë të cilët dëshirojnë të mësojnë diçka të re dhe ta zhvillojnë talentin e tyre.  Nuk mundem në këtë rast të mos i falënderohem Izet Curit, i cili edhe pse e gëzon nderin dhe respektin botëror, nuk i harron rrënjët e tij, por çka është më e rëndësishme, me entuziazëm të madh u kyç në këtë projekt, i cili më shumë se pjesëmarrësit që e kaluan këtë program do të thotë mundësi për vetëpunësim  dhe përkryerje të ngjashme profesionale“ tha Mexhiti.

„Kur bëhet fjalë për modën gjithsesi asocimi i parë i secilit njeri është Parisi dhe Franca. Nëpërmjet përvojës dhe kredibilitetit të zotëri Curi të arritur pikërisht në industrinë e modës franceze, si dhe përkrahjes së madhe të ambasadës franceze dhe Qendrës kulturore franceze, arritëm që banorëve të Çairit të ju mundësojmë që t’i mësojnë fshehtësitë dhe ta ndjejnë modën franceze në mënyrë më të mirë të mundshme.  Pikërisht për këtë, kjo ekspoze është për nderë të Ditës kombëtare të Republikës së Francës e cila secilin vit shënohet më 14 korrik“, theksoi më tutje Mexhiti.

Me këtë rast, nxënësve të cilët realizuan punimet nga trajnimi në Institutin e modës, iu ndanë çertifikata nga mentori i tyre Izet Curi.

Top