Intervistë në heshtje

17:00:23          2016-02-02

 

 

SELAJDIN SHABANI

Të kam pas thënë, Lajdins

se jeta është PËRRALLË,

por, TI, nganjëherë,

ngashënjeheshe, jo rrallë.

Të kam pas thënë, Lajdins,

se jeta është LOJË,

Që nuk e fiton dot kurrë,

por, TI vazhdojë ta luaje si me letrat e bixhozit.

Të kam pas thënë, Lajdins

se Jeta është UJË :

Që gjithnjë lagesh e nuk teresh kurrë,

por TI gjithnjë mbete URË.

Të kam pas thënë, Lajdins

se jeta s’kthehet prapa

por, TI nuk besoje

dhe vazhdoje përsëri nga e para.

Të kam pas thënë, Lajdins

se jeta është KËNGË,

që e këndoje,

Edhe pse zëri s’të shkonte,

Ti prapë vazhdoje,

HERË I HESHTUR E HERË REBEL.

Të kam pas thënë se jeta

nuk është me FAKTE E HISTORI

Por, TI besoje në fjalën e shkruar –Letërsi…

Të kam pas thënë, Lajdins

se TI jep më shumë në jetë,

por nuk merr fare,

apo merr më pak se të tjerët,

por , TI prapë vazhdoje pa rrugëdalje.

Eh, TI, i besove vetëm vellos

por mbete skaj lumit.

Të kam pas thënë, Lajdins

se jeta është SHTEGTIM

Por, TI kurrë nuk ike,

edhe kur more rrugët, se besoje si fillim.

Të kam pas thënë se jeta është për të tjerët,

se ti je REBEL …

Të kam pas thënë se jeta është si cigare,

Por, TI vazhdoje ta thithje prapë….

(mesjanar 2016)

Ky autoportret i përkryer poetik është shkruar nga poeti, gjuhëtari dhe publicisti i njohur kumanovar, Selajdin Shabani, i cili shpeshherë shkruan me emrin artistik- Lajdins. (LAJM)

Top