Hamide Canolli, shembull i përditshmërisë multikulturore në Belgjikë

20:03:51             2017-12-27

 

 

 

Ashtu si edhe 10 për qind të popullatës së qytetit Huy në Belgjikë, edhe Hamide Canolli është me prejardhje shqiptare. Ajo e përkujton luftën në Kosovë, në mes të 1998 dhe 1999, por nuk dëshiron të flasë në këtë temë.

 

Më me dëshirë do të spjegonte për mikpritjen që ia bëri Kryqi i Kuq belg në Huy. „Menjëherë pas luftës iu bashkëngjita motrës sime Fexhrijes. Në Huy ajo kishte ardhur dhjetë vite më parë“.

 

Një gjë të tillë e konfirmon edhe kryetarja e Kryqit të Kuq, Michèle Quinet-le-Docte: „Menjëherë i pranuam refugjatët. Komuniteti shqiptar u pritë shumë mirë nga banorët e Huy“.

 

Në vendlindje, Hamidja punonte si kontabiliste, shkruan më tej „L`Avenir“, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë luftës ajo i kishte qëndruar shumë afër popullatës shqiptare. Angazhimin e saj nuk e ndaloi edhe në Blegjikë. „Hamidja u bë vullnetare tek Kryqi i Kuq“, i përkujton ato çaste Michèle Quinet-le-Docte.

 

Në vitin 2003, aktivistja shqiptare bën edhe një hap më të madh në angazhimin e saj lidhur me çështjen shqiptare. „Zonja Quinet më ndihmoi të themeloj shoqatën time jofitimprurëse `Dora dorës`“. Fillimisht, kjo shoqatë kishte për qëllim t` i ndihmojë bashkatdhetarët refugjatë shqiptarë në Blegjikë, ndërsa aktualisht llogaritë rreth 30 nacionalitete të ndryshme. Njëqind e tridhjetë emigrantë vijnë në këtë shoqatë për të mësuar gjuhën frenge, në kuadër të „Dora dorës“. „Ajo e tejkaloi përvojën e saj duke iu ndihmuar të tjerëve „, ka përfunduar Michèle Quinet-le-Docte.

 

Hamidja. një militante e multikulturës, bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëvee, pohon: „Duhet përshtatur dhe rikonstruar jetën tonë të përbashkët me emigrantë“. (Shtegu.com)

Top