Arlind Farizi fiton çmimin e parë për prozën më të mirë

23:42:58                  2018-11-28

 

 

Profesori universitar Arlind Farizi ka fituar çmimin e parë për prozën më të mirë në kuadër të manifestimit “Tetova feston nëntorin”, manifestim ky i organizuar nga Komuna e Tetovës. Njëkohësisht, edhe garat për prozë dhe poezi më të mirë janë organizuar nga kjo komunë, ndërkohë që fitues i vendit të parë është shpallur Arlind Farizi me prozën “Për të harruar një përemër”.

 

Përndryshe, në hapësirat e kafenesë “Shend e Verë”, juria vlerësuese këtë vit shpalli si më të mira punimet si vijon:


Çmimet në poezi:


1. Shazim Mehmeti “Afshi”
2. Rami Orca “Kumt”
3. Jona Neziri “Gjeniu është femër”

 

Çmimet në prozë:


1. Arlind Farizi “Për të harruar një përemër”
2. Blerona Braho “Jetëvdekje nëpër heshtje”
3. Fatjona Abdullahu “Dialog eterik”

 

Please follow and like us:
118522
Top