Veber propozon bisedime me Orbanin

Berlin, 10 mars – Lideri i Partisë Popullore Evropiane (EPP) Manfred Veber do të iniciojë bisedime me kryeministrin hungarez, Viktor Orban për çështjet lidhur me anëtarësimin e partisë së Orbanit, Fides në EPP, njofton “Velt am zontag”.

Zëdhënësi i kryeministrit hungarez, Bertalan Havasi refuzoi ta komentojë këtë informacion.

Veber, siç shkruan onlajn edicioni i “Velt” ka thënë se dëshiron “Orbanit t’ia bëjë të qartë se për momentin është rrugës për të dalë nga EPP-ja”.

Ai shtoi se problemi nuk është “përplasje midis Lindjes dhe Perëndimit ose rreth politikës emigruese, por bëhet fjalë për vlerat bazë të EPP-së dhe Bashkimit Evropian. /koha.mk

Please follow and like us:
183547
Top