Studiuesit pohojnë: Vozitësit e BMW-së janë arrogant, ata të Mercedesit- pa kurrfarë shije për humor

13:40:18                 2017-09-20

 

 

 

 

Zgjedhja e duhur e veturës që ju përshtatet, nuk është asgjë tjetër përpos një fati të madh. Dikush e shikon performansën dhe të jashtzakonshmet, të tjerët vetëm pamjen vizuele, ndrësa të tretë shpenzimet dhe mirëmbajtjen. Por, ka edhe të atillë që vëmendje i kushtojnë se çka mendojnë të tjerët për ta dhe „arushën“ e tyre.

 

Kompania hulumtuese e tregut Progenium, në Gjermani ka realizuar një studim me 1.000 persona, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“. Me këtë rast, ajo ka zbuluar se çfarë në të vërtetë mendojnë njerëzit për llojet përkatëse të veturave:

 

VW: Aq bukur!
Ai i cili drejton një veturë të llojit VW, me siguri se nuk mburret asnjëherë. VW u qëndron njerëzve për besueshmëri dhe me arsye. Personi i cili qëndron prapa timonit të VW, është simpatik dhe ka një pagë të mirë.

 

Fiat: Për ata me buxhet të vetëdijshëm
Sipas rregullit, Fiat vozitin femrat, ndërsa performansa luan një rol të caktuar, pa dashur të reklamohet vetura. Ajo më tepër është për personat seksi, por të varfër.

 

Porsche: Unë! Unë! Dhe vetëm unë!
Po që se posedoni njërin nga Carrera apo Cayenne më të shpejtë, jeni të prirur për reputacion: Ai i cili vendosë të blejë një Porsche, në jetën private është arrogant dhe është i vendosur që të krijojë karrierë të fortë. Me këtë rast, ai dëshiron të tregojë gjithçka, më me dëshirë në korsinë e majtë të autostradës.

 

Ford: Po pra…
Aktgjykimi për këtë veturë mund të jetë i ashpër: jo atraktiv, i ,ërzitshëm, jo edhe aq i mirë, si dhe i dobët. Imazhi i llojit amerikan mund të jetë më me ndikim.

 

BMW: Veprime të pakujdeshme
Natyrisht se me një BMW njeriu drejton një veturë të klasës së parë. Por, nami i vozitësve të BMW-së dallohet në masë të madhe: Në krahasim me vozitësit e tjerë të veturave të shtrenjta, ata janë të rinj, të bukur dhe bashkëkohorë. Ajo që i bashkon vozitësit e BMW-së dhe Porsche-së është arroganca.

 

Mercedes: Me moshë më të madhe
Prapa një Mercedesi klasik, shumcia e shohin një zotëri të moshës 50-vjeçare. Nuk është sportist dhe mundohet të ngelë konservativ, por ka edhe një llogari bankare të konsiderueshme.

 

Ferrari: Porsche herë dy
Ai dëshiron të jetë mbi të gjithë: Ka para, e pëlqen rrezikun dhe dëshiron të bie në sy me çdo kusht! Për te nuk është me rëndësi vetëdija ekologjike.

Top