Në Kosovë ngrihet një refugjat afgan

70 Lexime

08:44:21                 2016-11-23

 

 

 
Rrugës për në Europën Perëndimore, në veriperëndim të Bullgaisë është ngrirë një refugjat i ri afgan. Tetëmbëdhjetëvjeçari është gjetur i vdekur të hënën, në një objekt të zbrazët industrial, në lokacionin e quajtur Kosovë, në afërsi të kufirit me Serbinë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme bullgare, njofton „Shtegu.com“. Autopsia e kufomës ka dëshmuar se i riu ka qenë i uritur dhe është ngrirë. Ky është rasti i dhjetë i të vdekurve në Bullgari, gjatë këtij viti.

 

 

 

 

Shumica e refugjatëve, nga Turqia kalojnë nëpër Bullgari pas kontrollit të shtuar të Mesdheut për në Greqi. Ata shpresojnë të udhëtojnë më tej për në Europën Perëndimore. Prej se Serbia i ka mbyllur kufinjtë, në Bullgari janë duke qëndruar rreth 10 mijë refugjatë, shumica prej të cilëve afganë. Autoritetet bullgare kanë një reputacion të keq sa i përket trajtimit të refugjatëve. Gjatë vitit të kaluar, një refugjat afgan ishte vrarë ngë një polic kufitar bullgar.